Edi Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan në Tiranë, “Channel 5” paralajmëron publikimin e plotë javën e ardhshme

07/10/2026 22:58

Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë një intervistë me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të një reportazhi për vendin.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja “Channel 5 with Andrew Callaghan”, e cila ka publikuar një postim në rrjetet sociale, duke njoftuar se intervista e plotë pritet të publikohet javën e ardhshme.

Sipas postimit, intervista me Ramën u zhvillua në Tiranë dhe u ndërpre nga kryeministri, ndërsa gazetari po e realizonte bisedën në kuadër të një materiali më të gjerë për Shqipërinë.

“Edi Rama largohet nga intervista me Andrew Callaghan të Channel 5, në një kohë kur vendi është nën vëmendje për hetime më të gjera lidhur me korrupsionin, pastrimin e parave, trafikun e drogës dhe marrëdhënien e tij të biznesit me Jared Kushner”, thuhet në postimin e publikuar nga faqja.

Në njoftim nuk jepen detaje të tjera mbi arsyen konkrete përse Rama është larguar nga intervista apo për pyetjet që i janë drejtuar kryeministrit.

Top Channel