“Rrofsh o Amerikë”/ Talebanët, fuqi ajrore më të madhe se 10 vende të NATO-s! 

02/09/2021 14:29

Talebanët kanë sot në duart e tyre 48 mjete ajrore ushtarake nga më modernet, përfshirë dhe helikopterë Black Hawk, me të cilat SHBA-ja kishte furnizuar ushtrinë afganë.

Fuqia e tyre ajrore mund të jetë tani më e madhe se e disa vendeve të Nato-s përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjen, Islandën apo Luksemburgun, thonë mediat britanike. Këto muajt e fundit, xhihadistët kishin marrë dhjetë fusha të mëdha ajrore nga Bagrami deri në Mazar-i-Sharif, dhe së fundi dërguan një Black Hawk 6 milionë dollarësh në mbështetje të ofensivës së tyre në Luginën e Panjshirit.

Krerët talebanë kanë urdhëruar trupat e tyre të gjejnë pilotët e forcës së shpërbërë ajrore afgane, të cilët janë stërvitur nga SHBA dhe aleatët e tyre për të drejtuar avionët he hekikopterët luftarakë high-tech. Pa ata pilotë, fluturimi i mjeteve të tilla kaq të sofistikuara është i pamundur, por duket se i kanë nisur tashmë rekrutimet.

Sipas një liste të datës 30 qershor, forcat ajrore afgane kishin 43 helikopterë MD-530,  33 Black Hawks, 32 Mi-17s, 33 avione C-208, 23 A-19 turboprop – avione te lehte sulmi dhe 3 Hercules C-130s. Një pjesë e tyre u arrit të largoheshin në kohë përpara se talebanët të merrnin kontrollin, por të tjerët jo.  përmes një parade nëpër rrugë, talebanët treguan armatimet e kapura pas marrjes nën kontroll të Afganistanit, duke u mburrur më pajisjet që kanë tani në dorë.

Top Channel