Sot Poloni-Shqipëri/ Transmetohet në ora 20:45 në Digitalb

02/09/2021 12:28

Sot është dita e ndeshjes mes Polonisë dhe Shqipërisë dhe e gjithë vëmendja e futbolldashëdve është pikërisht në Varashavë.

Me kuriozitet pritet të shohim kush do të jenë 11 kuqezinjtë që do të zbresin në fushë, por burimet pranë skuadrës tregojnë se nuk do të ketë shumë ndryshime.

Edi Reja vazhdon t’i mbetet besnik skemës 5-3-2 duke e filluar në portë me Etrit Berishën, i cili përpara tij ndoshta ka ndër mbrojtjet më të sigurta që kemi patur ndonjëherë me Gjimshitin, Kumbullën dhe Ismajlin.

Krahët e repartit të mbrojtjes do të jenë Hysaj dhe Trashi ndërkohë që përpara tyre në mesfushë janë Gjasula, Abrashi dhe Bare.

Për t’i lënë më pas radhën në sulm dyshes Manaj-Cikalleshi një dyshe që deri në momentin e fundit trajenri italian mbetet në dyshime, sepse edhe Uzuni me Brojën janë në formë shumë të mirë, por gjithsesi Reja i mbetet besnik zgjedhjes së parë.

Top Channel