I biri i krye-gangsterit britanik fejohet me modelen joshëse të Instagram me 1mln ndjekës (fotot)

02/09/2021 16:23

Mediat britanike shkruanin sot se Lee Byrne, babai i të cilit Liam bashke-drejton organizatën kriminale Kinahan ka nisur një lidhje me modelen joshëse Daisey O’Donnell, e cila ka më shumë se 1 milionë ndjekës online.

Bryne ka deklaruar se bondja e Instagram është “dashuria e jetës time”.

Daisey ka më shumë se 1 milionë ndjekës dhe e përshkruan veten si këngëtare, modele dhe ‘influencuese’ e stilit të jetesës.

Ajo ka akumuluar audiencën e saj të madhe me pozat në bikini ose pa to, në vendndodhje piktoreske nëpër botë.

Ndërsa Lee, babai irlandez i të cilit drejton organizatën  Kinahan kishte postuar një foto me modelen duke e shpallur atë “dashuria e jetës time”.

Modelja dhe motra e saj Ellie kanë shumë ndjekës në mediat sociale, ku reklamojnë jetën luksoze dhe vehsjet e shtrenjta.

Lee gjithashtu tregon asetet e tij si i apasionuar pas orave Rolex, makinave sportive dhe pushiemnve ekstravagante.

Babai i tij Liam është i kërkuar për aktivitetet e kartelit Kinahan, si krahu i djathtë i Daniel Kinahan, shefit të kartelit, shkruan britanikja Daily Star.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel