Juventus mund Vllazninë, vajzat shkodrane humbin në shtëpi 0-2

02/09/2021 15:28

Vllaznia  për femra ishte e pafuqishme përballë një emri të madh të futbollit europian si Juventusi duke u mundur në shtëpi 0 me 2.

Në ndeshjen e luajtur në “Loro Boriçi” në kuadër të turit të katërt kualifikues të Champions League së femrave, shkodranet e nisën ndeshjen me pak frikë ku që në minutën e 12-te pësuan golin e parë.

Në të 44-të serish lojtaret juventine dyfishuan rezultatin. Në pjesën e dytë, Vllaznia tentoi disa herë të ngushtonte rezultatin e madje ishte pranë shënimit të golit por pa sukses. Vajzat shkodrane munden 0 me 2.

Takimi i kthimit do të luhet më 9 Shtator në Torino ku shanset per kualifikim të Vllaznise janë minimale.

Top Channel