03:46
Falë vaksinimit Norvegjia i rikthehet jetës normale
Norvegjia do të heqë pothuajse të gjitha kufizimet e vendosura në mars 2020 kundër COVID-19, si pasojë e përparimit në vaksinim, njoftoi qeveria norvegjeze. “Kanë kaluar 561 ditë që kur ne prezantuam masat më të rënda të miratuara ndonjëherë në kohë paqeje, 561 ditë të cilat kanë kufizuar jetën tonë, siç besoj, askush nuk mund ta kishte imagjinuar më parë”, tha kryeministrja Erna Solberg në një konferencë për shtyp.