Shkon mbi 684 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

25/09/2021 01:59

Ka shkuar mbi 684 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins me 3 mijë e 145 viktimat gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave ka shkuar në 684 mijë e 367.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 42,67 milionë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,66 milionë raste të konfirmuara dhe 68.380 të vdekur.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 76 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Top Channel