Shqipëria po forcon interesin për Turqinë në dëm të BE-së? Rama për TV5MONDE: Kjo është bla-bl-bla…

25/09/2021 09:26

Turqia është mike e Shqipërisë prej shumë kohësh, iu përgjigj Rama pyetjes së gazetares së televizionin francez Tv5MONDE nëse afrimiteti i tij te Erdogan është në dëm të Bashkimit Europian.

Kjo është bla-bla-bla, në përgjithësi, sepse Turqia është një vend mik i Shqipërisë prej një kohe shumë të gjatë. Me Turqinë, Greqinë dhe Italinë ne kemi një partneritet strategjik dhe miqësia me Turqinë dhe marrëdhëniet me Turqinë nuk janë një alternativë ndaj Bashkimit Evropian. Aspak”.

Para se të mbante fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri Rama dha një intervistë të drejtpërdrejtë për televizionin francez TV5MONDE, ku ndër të tjera theksoi se Shqipëria dhe qeveria “Rama 3” do të vazhdojë betejën kundër korrupsionit dhe trafikut të drogës, që sundojnë në vend.

Top Channel