E shtunë, 09 Prill 2022
09:24
Gjykata e konsideron Boris Beckerin pjesërisht fajtor

Idhulli i tenisit Boris Becker u shpall fajtor për katër nga 24 pikat e akuzës në procesin për vonim të procesit të falimentimit. Tani ai mund të përballet me dënim me burg.

09:13
Bënte kërdinë me vjedhje gjatë natës nëpër banesa, arrestohet 26-vjeçari në Dibër

Një 26-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi dyshohet si autor i disa vjedhjeve.

09:08
Brenda luftës në Çernobil/ Inxhinieri: Vodha karburant te rusët për të ndaluar katastrofën

Çernobil i është kthyer Ukrainës tashmë, por stafi i uzinës ende nuk e ka harruar momentet e tmerrit. Njëri prej tyre ka treguar për BBC se fillimit, iu desh të negocionin me ushtrinë ruse, për të mbrojtur uzinën.

08:48
Biden miraton sanksionet e reja kundër Rusisë, çdo ndodhë me naftën dhe tregtinë

Presidenti Joe Biden nënshkroi të dy projektligje të reja që vendosin sanksione të tjera ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

08:38
Lufta po bashkon NATO-n? Finlanda dhe Suedia së shpejti mund t’i bashkohen aleancës

Finlanda dhe Suedia  së shpejti mund t’i bashkohen NATO-s,  lëvizje që ka të ngjarë të zemërojnë Moskën.

08:33
Implantologjia moderne dhe metodat që zbukurojnë buzëqeshjen

Teknologjia moderne e implanteve dentare ofron teknikën e vendosjes se implanteve brenda një seance të vetme! Dikur, dhëmbët rruazë ishin një luks i vërtetë për kë e kishte këtë fat.

08:27
Ra në kanionet e Gjipesë që dje/ Vijon aksioni për shpëtimin e turistit polak, ka dëmtime në trup

Vijon aksioni për shpëtimin e qytetarit Polak i cili mbrëmjen e djeshme ka rënë në kanionet e Gjipesë.

08:24
Rusia ndërron komandantin e luftës/ Kush e udhëheq ushtrinë ruse, ndërmori aksione në Siri

Një zyrtar perëndimor ka konfirmuar se Rusia ka riorganizuar komandën e operacioneve të saj në Ukrainë, me gjeneralin e ri që ka pasur përvojë të gjerë në operacionet luftarake në Siri.

08:14
Ekspertët: Motivi i Putinit, t’i rikthejë Rusisë lavdinë e dikurshme

Presidenti rus Vladimir Putin përmbysi dekada të paqes dhe qëndrueshmërisë në Evropë me sulmin e paprovokuar kundër Ukrainës. Ekspertët thonë për Zërin e Amerikës se ai është një udhëheqës ideologjik, që ka për qëllim t’ia rikthejë Rusisë statusin e superfuqisë, që e humbi pas shembjes së Bashkimit Sovjetik.

08:11
Rriten temperaturat, si do të jetë moti këtë të shtunë

Kjo e shtunë do të jetë në ndikimin e vlerave të lartë barike të cilat do të sjellin deri në orët e mesditës dhe pasdites mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të lehta vranësirash.

E premte, 08 Prill 2022
23:12
Drogë me dron nga Malësia e Madhe në Mal të Zi

Policia malazeze ka konfiskuar një dron në të cilin ishte lidhur një pako PVC me nëntë pako marihuanë, gjithsej nëntë kilogramë.

23:00
Ledion Liço: Ime më më merrte në telefon sa herë që mungoja tek kënga e fundvitit

Ledion Liço tregoi për “Ëndërrtjerrësit” disa detaje nga karriera e tij disa vjeçare në Top Channel.

22:47
“Vura doreza që të mos dukeshin të çarat”, Ledion Liço rrëfen aksidentin që i ndodhi para prezantimit të Top Fest

Ledion Liço rrëfu këtë të premte në “Ëndërrtjerrësit” rrëfeu një prej eksperiencave të tij më të vështira në televizion.

22:29
Dalja e parë pas lindjes së djalit, Kylie Jenner mahnit me linjat trupore (Foto)

Kylie Jenner nuk mungoi mbrëmjen e djeshme në premierën e shfaqjes “The Kardashians” , në Goya Studios në Los Angeles.

22:22
Gruaja dyshohet se i vrau tre vajzat, flet Daskalakis: Ajo më tradhtoi, kur shkova në shtëpi e gjeta…

Manos Daskalakis ka dhënë detaje të reja për lidhjen e tij me Roula Pispirigou dhe rrethanat e vdekjes së Irisit.

22:21
Prapaskenat e këngëve të fundvitit/ Emocione në shtëpinë transparente të “Ëndërrtjerrësve”

Top Channel e nisi traditën e këngës së fundvitit në dhjetor të vitit 2001.

21:58
“Një dhuratë për ty” nga Big Market në muajin e Ramazanit!

Muaji i Shenjtë i Ramazanit frymëzon për sakrifica dhe bujari në zemrat e besimtarëve dhe jo vetëm.

21:46
50 të vdekur në Kramatorsk, Zelensky: E keqja e rusëve nuk ka limite

50 persona humbën jetën pas një sulmi me raketa në stacionin e trenit të Kramatorskut, në lindje të Ukrainës, në momentin kur aty gjendeshin rreth 4000 mijë persona dhe  pikërisht në ditën kur drejt Kievit ishin nisur kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe shefi i Politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

21:43
Kapet shefi i mafias japoneze ‘Jakuza’ teksa kërkonte drogë në vend të raketa-lëshueseve (fotot)

Kreu i mafias japoneze Jakuza, Takeshi Ebisawa u fotografua duke i treguar agjentëve të infiltruar sesi përdorej raketalëshuesja, ndërsa shtonte se mund të siguronte deri në 5,000 automatikë AK47 dhe një milionë fishekë.

21:38
Takimi Johnson-Scholz/ Liderët premtojnë më shumë armë për Ukrainën dhe pavarësi për energjinë nga Rusia

Në një deklaratë të  përbashkët me kryeministrin britanik Boris Johnson, kancelari gjerman Olaf Scholz u zotua se do t’i jepte fund përdorimit të  lëndëve djegëse për sa i përket energjisë. 

21:37
Shtëpia e Bardhë mbështet hetimin e sulmit në stacionin e trenit në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë tha të premten se administrata e presidentit Joe Biden do të mbështesë hetimet për sulmin në një stacion treni në Ukrainë, për të cilin autoritetet thanë se ishte i mbushur me gra, fëmijë dhe refugjatë të moshuar.

21:19
“Humba fëmijën nga shkelmat dhe grushtet e burrit”, Aurora tregon historinë e saj të dhimbshme

Aurora Biba Bertolucci rrëfeu për “Shqipëria Live” humbjen e fëmijës së saj nga dhuna e ushtruar nga ish-bashkëshorti.

21:18
Zelensky i drejtohet BE-së: Sanksionet tuaja ndaj Rusisë, të pamjaftueshme!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha këtë të premte krerëve të Bashkimit Evropian se paketa e fundit e sanksioneve të bllokut kundër Rusisë është e pamjaftueshme.

21:10
Shuplaka që i kushtoi shtrenjtë/ Aktori Will Smith pezullohet për 10 vite nga Oscar

Aktori Will Smith është pezulluar për 10 vite nga Oscars, pas shuplakës që i dha kolegut të tij Chris Rock.

21:05
Bazat amerikane në Gjermani dhe krahu lindor i NATO-s

SHBA do të investojnë vitin e ardhshëm një gjysmë miliardë dollarë në bazat amerikane në Gjermani. Me luftën në Ukrainë Gjermania rikthehet plotësisht në vëmendjen ushtarake të SHBA , shkruan Auron Dodi.

20:55
Scholz: Gjermania duhet t’i japë fund importeve të naftës ruse brenda vitit

Kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur se Gjermania do të jetë në gjendje të ndalojë importin e naftës ruse brenda vitit.

20:48
Fiks Fare/ Nxënësi me autizëm, prindi ankohet për mësuesen mbështetëse, drejtoresha e shkollës dhe psikologia mospërfillëse

Fatjona Kaja prindi i një fëmije me elementë të autizmit ka kërkuar ndihmën e emisionit “Fiks Fare” pasi është e pakënaqur me mënyrën e mësimdhënies së mësueses mbështetëse të djalit të saj.

20:45
“Le të ndalojmë Luftën!”, miqësore mes Dinamo Kiev dhe Dortmund në “Signal Iduna Park”

Borussia Dortmund dhe Dinamo e Kievit do të luajnë një ndeshje miqësore mes tyre në fundin e muajit prill.

20:33
Lotët e dramës ukrainase/ Refugjatët e luftës tregojnë dhimbjen e braktisjes së atdheut

Qielli është për zogjtë jo për bombat.

20:19
Sporti pa buxhet/ Kreu i KOKSH: Të lejohen bastet, të shtojnë kontributet për sportet

Qeveria shqiptare gjithmonë e më tepër po largon vëmendjen nga sporti duke e çuar drejt një falimentit të mundshëm disa federata.

20:15
Shefja e Komisionit Evropian i ofron Ukrainës mundësinë për hyrje të shpejtë në BE

Vizita e shefes se komisionit europian Ursula von der lejen dhe kreut te diplomacisë së be Joseph borrel në Kiev , shënoi një zhvillim të rëndëishëm , Ukraina shumë shpejt mund të behet pjesë e BE.

19:57
Dilemat për amnistinë/ Ekspertët kundër, por edhe maxhoranca e paqartë: E di kryeministri

“Me këtë argument, kryeministri Rama rikthen sërish idenë për amnistinë fiskale e penale për emigrantët. Drafti i vjetër qëndron ende në sirtarët e Kuvendit, pasi hasi kundërshtimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Komisionit Europian sipas të cilëve kjo nismë mund të shërbejë si instrument për legalizimin e parave të drogës e korrupsionit.”

19:57
Djali i pret kokën nënës me sopatë, para tre muajsh kishte dalë nga spitali psikiatrik në Tetovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sellcë të Tetovës, ku një djalë ka vrarë nënë e tij, duke i prerë kokën me sopatë.

19:54
Turisti polak rrëzohet në “Kanionet e Gjipesë” në Vlorë, pamje nga ekipi i shpëtimit

Një turist polak ka kërkuar ndihmë këtë të premte, pasi është rrëzuar në “Kanionet e Gjipesë” në Vlorë.

19:49
Luanët e detit gjejnë ‘rrugën’ për të hyrë në rezervatin e salmonëve dhe shfarosin prodhimin (fotot)

Dhjetra luanë deti në perëndim të Kanadasë kanë kaluar javët e fundit duke u gostitur me peshk pa kufizim pasi janë infiltruar brenda rezervateve industriale të salmonit dhe refuzojnë çdo sinjal për t’u larguar.

19:39
Enigma presidenciale/ Një i djathtë, pa lidhje me tranzicionin dhe me bekim amerikan

Më të zëshmit në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri deri më tani janë Edi Rama dhe ish paraardhësi i tij Sali Berisha, ndërkohë ndërkombëtarët paçka se nuk janë shprehur publikisht, po e ndjekin me shumë vëmendje, ndoshta për faktin se edhe ata, kanë një zarf me emra kandidatësh surprizë.

19:36
Inflacioni kërcen frikshëm/ Shkon në 5.7 përqind. Shkak rritja e çmimeve

Rritja drastike e çmimeve po godet fort konsumatorët duke rritur më tej kostot e jetesës së tyre.

19:32
Pika e Morinës në “arrest”/ Pranga për 34 efektivë, përfshirë drejtorin. Akuza për 312 raste korruptive

Me urdhër të SPAK, u arrestuan 17 policë të pikës kufitare të Morinës në Kukës, 14 janë në arrest shtëpie dhe 3 janë pezulluar nga detyra.

19:09
Do e lësh programin? Filloreta vë në pozitë të vështirë Mevlanin

Marrëdhënia mes Filloretës dhe Mevlanit duket se s’po shkon asgjëkundi, edhe pas takimit të tyre.

19:02
Belgjika mbyll fabrikën e çokollatave Kinder pas përhapjes së salmonelës në Evropë (fotot)

Autoritetet në Belgjikë kanë urdhëruar mbylljen e një fabrike të çokollatave Kinder e dyshuar si origjina e përhapjes së rasteve të salmonelës në disa vende evropiane dhe në SHBA.

18:45
Masakra vijon…gjenden varre masive në Chernihiv, 700 të vrarë (Fotot)

Varre masive janë gjetur në Chernihiv, ndërsa lufta në Ukrainë është në javën e gjashtë.

18:43
Von der Leyen takohet me Zelenskyn në Kiev/ Paralajmëron Hungarinë: Nëse paguan gazin me rubla…

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe përfaqësuesi për Punët e Jashtme Josep Borrell, ndodhen në Kiev, ku po zhvillojnë një takim me kryeministrin Volodymyr Zelensky.

18:31
Top Talk/ Kreshnik Spahiu pro kanabisit dhe kundër Berishës. Ja argumentet e juristit

Juristi Kreshnik Spahiu foli në një lidhje live për “Top Talk” rreth legalizimit të kanabisit dhe dha opinionin e tij për Sali Berishën.

18:31
‘Hakmerret’ Rusia/ Dëbon nga vendi 45 diplomatë polakë, u lë afat 5 ditë të largohen

Ministria e Jashtme ruse tha se do të dëbojë 45 diplomatë polakë nga Rusia të premten, pasi Polonia dëboi 45 diplomatë rusë.

18:30
Ukraina: Rusia ka humbur 19,000 trupa deri më tani

Ushtria ruse ka humbur 19,000 ushtarë që prej fillimit të luftës, sipas Ukrainës.

18:20
Forcat izraelite vrasin palestinezin që sulmoi me automatik barin e mbushur me njerëz në Tel Aviv (fotot)

Forcat izraelite të sigurisë thanë sot se kanë gjurmuar dhe vrarë një palestinez që hapi zjarr ndaj një bari në qendër të Tel Aviv mbrëmjen e të enjtes, duke vrarë dy njerëz e duke plagosur 10 të tjerë.

18:19
“Heshta për 18 vite, kisha frikë se…”, gruaja tregon abuzimin nga dy persona kur ishte 10 vjeç

Aurora Biba Bertolucci rrëfeu për “Shqipëria Live” se si e gjeti forcën për të ecur përpara pas ngjarjes së rëndë të abuzimit nga dy persona.

18:17
“Je më e mira”/ Elvana Gjata nuk nguron, ulet dhe përqafon fansin e ‘zjarrtë’ në mes të koncertit

Këngëtarja e Elvana Gjata, nuk ka nguruar të ndalojë në mes të koncerit dhe të përqafojë njërin nga fansat e saj.

18:04
U akuzua se vodhi melodinë e këngës së tij më të famshme, gjykata merr vendimin për Ed Sheeran 

Artisti britanik Ed Sherann, ka fituar gjyqin, ku u akuzua se kishte “vjedhur” melodinë e këngës së famshme “Shape of you”.

17:49
Sulmet në Ukrainë, UNICEF: Vrasja e fëmijëve duhet të ndalet tani!

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF ka dënuar sulmin me raketa në stacionin e trenit Kramatorsk.

17:47
Don Xhoni i dhuron vetes vilën luksoze për ditëlindje

Reperi i njohur shqiptarë Don Xhoni festoi ditëlindjen e tij të 22-të, ndërsa ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen është dhurata që i bëri vetes.

17:45
Dhanë certifikata pronësie në zonat bregdetare/ Gjykata merr vendimin për tre zyrtarët e Kadastrës së Sarandës

Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka lënë në burg tre punonjësit e Kadastrës së Sarandës, të arrestuar më 24 mars për shpërdorim detyre.

17:38
Ministri milioner i financave britanike thotë se akuzat taksore për gruan janë ‘njollosje politike’ (fotot)

Ministri britanik i financave Rishi Sunak, është përballur me akuza kësaj jave, pas zbulimit se gruaja e tij Akshata Murty, pretendon status jo-rezident në Britani, dhe rrjedhimisht paguan vetëm një fraksion të taksave, megjthse dyshja me origjinë indiane vijnë nga familje milionere biznesi.

17:35
E reja gjendet e mbytur në rezervuar, familjarët: Vuante nga depresioni

Dyshimet e para të vajzës 27-vjeçare që u gjet pa shenja jete në rezervuarin e fshatit Rrënxë në Dibër janë vetëvrasje.

17:24
Me jelek antiplumb, Von der Leyen viziton Buchan pas masakrës: Pamë fytyrën mizore të ushtrisë së Putinit!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vizituar qytetin Bucha pranë Kievit në Ukrainën veriore, aty ku trupat e civilëve u gjetën të shtrirë në rrugë pas tërheqjes së Rusisë.

17:22
Johnson dënon bombardimin e stacionit hekurudhor: Fajtorët do të ndëshkohen!

Kryeministri britanik, Boris Johnson në një konferencë shtypi në Downing Street me kancelarin gjerman Olaf Scholz dënoi bombardimin e stacionit hekurudhor.

17:05
Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, sa qytetarë janë infektuar me Covid

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 28 raste të reja me Covid dhe fatmirësisht, nuk ka asnjë humbje jete.

17:03
Ivi Kaso: Nuk është pranuar nga Gjykata asnjë ankim ndaj vendimit që njeh 11 Dhjetorin

Përfaqësuesi ligjor i grupit të Rithemelimit, Ivi Kaso, ka reaguar pas njoftimit të Gjykatës së Tiranës, duke sqaruar se nuk është pranuar asnjë ankim ndaj vendimit të njeh Kuvendin dhe Statutin e 11 Dhjetorit.

17:01
Çfarë shkruhej në raketën ruse në Kramatorsk, zbërthehet mesazhi

Përkthyesit kanë arritur të identifikojnë kuptimin e shkrimit, i cili do të thotë “për fëmijë”. Sipas Sky News përkthyesit kanë përshtatur  formulimin gramatikor të tekstit të mbishkruar. Ata thonë se mënyra se si është shkruar “për” do të thotë “për atë që u është bërë fëmijëve”. Nuk dihet ende nëse raketa ruse është shkruar nga […]

16:58
Modelja erotike vret të dashurin me thikë dhe vijon postimin e fotove provokuese në rrjet (fotot)

25 vjeçarja Courtney Clenney, modele e njohur në platformat e rrjeteve sociale, është arrestuar dhe më pas dërguar në spitalin psikiatrik, pas vrasjes së të dashurit 27-vjeçar Christian Obumseli.

16:38
‘Skifteri’ i Unazës së Re, vihet në pranga 37-vjeçari që bënte kërdinë me vjedhje

Një 37-vjeçar që bënte kërdinë me vjedhje në zonën e Unazës së Re ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit.

16:35
Shkon në 50 numri i viktimave nga sulmi me raketa në Kramatorsk, mes tyre edhe 5 fëmijë

Është rënduar bilanci i viktimave pas sulmit me raketa në stacionin e trenit në Kramatorsk.

16:29
Putin vjen me valixhen e kodeve bërthamore në funeralin e kreut nacionalist në Moskë (fotot)

Vladimir Putin u pa sot në një funeral në Moskë i rrethuar nga roje ushtarake që mbronin valixhen e tij të “kodeve sekrete bërthamore”.

16:22
Rusët u larguan, forcat ukrainase rimarrin qytetin e Sumy-t

Guvernatori i rajonit Sumy në veri-lindje të Ukrainës ka bërë me dije se ushtria ukrainase ka rimarrë kontrollin e plotë të zonës.

16:17
Lodra e gjakosur, makina të shkatërruara/ Pamje rrënqethëse nga sulmi rus në Kramatorsk

Numri i të vdekurve nga sulmi në stacionin hekurudhor në Kramatorsk është rritur në 50, përfshirë pesë fëmijë, sipas guvernatorit të Donetskut.

16:15
Lufta në Ukrainë, Steinmeier kërkon gjykatë për krime lufte për Putin dhe Lavrov

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, tha se duhet të krijohet një gjykate për krime të luftës kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe kryediplomatit rus, Sergei Lavrov, teksa dëshmi të reja po dalin për mizoritë që pretendohet se janë kryer nga forcat ruse në Ukrainë.

16:13
Gjirokastër, 4 rrugë do të mbajnë emrin e policëve të rënë në detyrë

Katër rrugë në Gjirokastër do të mbajnë emrin e policëve të rënë në detyrë, sot Dëshmorë të Atdheut.

15:52
Ja kush është 27-vjeçarja që u gjet pa shenja jete në rezervuar, dyshohet se vuante nga depresioni

Vajza që u gjet pa shenja jete në rezervuarin e fshatit Rrënxë në Dibër dyshohet se është mbytur.

15:50
Burgoset e reja për planin diabolik të torturës e vrasjes së të dashurit që shkonte me femra të tjera (fotot)

Një adoleshente që planifikonte të torturonte e të vriste të dashurin e saj me një listë të detajuar veprimesh për hapat që do të merrte, është burgosur sot në Britani.

15:47
Arrestimi i policëve në krye të detyrës, radhë të gjata automjetesh në pikën kufitare të Vërmicës

Radhë të gjatë të automjete janë krijuar këtë pasdite në pikën kufitare të Vërmicës, pas arrestimit të dhjetëra policëve që ishin në krye të detyrës.

15:43
Manchester United po punon për të nënshkruar një mesfushor

Manchester United ka prioritet për merkaton e verës të nënshkruaj me një mesfushor dhe duket se Kalvin Phillips, lojtari i Leeds United ka “rrëmbyer” vëmendjen e Djajve të Kuq.

15:37
“E keqe që nuk njeh kufij”, Zelensky dënon sulmin që shkaktoi 30 të vdekur në stacionin e trenit

“Një e keqe që nuk njeh kufij”, i tronditur, presidenti Volodimir Zelensky dënoi me fjalët për të forta sulmin me raketa në stacionin e trenit të Kramatorskut, në lindje të Ukrainës, të ndodhur në kohën e evakuimit të civilëve, dhe në ditën kur pikërisht drejt Kievit udhëtojnë po me tren, kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe shefi i Politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

15:33
BE, dritë jeshile paketës së pestë të sanksioneve ndaj Moskës: I mbyllen portet europiane

Bashkimi Europian i dha dritën jeshile paketës së pestë të sanksioneve ndaj Rusisë, mes të cilave përfshihet jo vetëm bllokimi i importit të qymyrit, por edhe mbyllja e porteve të bllokut europian për anijet ruse.

15:28
“E vërteta”, sonte premiera e komedisë me regji të Spiro Dunit

“E Vërteta”komedia e autorit F.Zaller, me regji nga Spiro Duni ka premierën këtë të premte në skenën e Teatrit Kombëtar.

15:26
Përplasja për dy Kuvendet e PD, gjykata e Tiranës: Do të pritet vendimi i formës së prerë

Prej ditësh vijojnë përplasjet brenda PD për shkak të vendimeve të dy gjyqtarëve, njëri prej të cilëve njeh Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish kryetari Lulzim Basha ndërsa tjetri njeh Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha. Për këtë arsye, gjykata e Tiranës ka sqaruar vendimet e marra nga Blerina Muça dhe Agron Zhukri për Partinë Demokratike duke thënë se do të pritet vendimi i formës së prerë.

15:24
“Jo me dy porta”! Mali i Zi merr qëndrim, vendos sanksione ndaj Rusisë

Pas disa shtyrjeve, qeveria malazeze vendosi më në fund të marrë një qëndrim të qartë duke vendosur sanksione ndaj Rusisë për sulmin e saj ne Ukrainë.

15:22
Ukrainasi i bashkohet Flamurtarit/ Futbollisti 16-vjeçar kthehet si refugjat lufte në Vlorë

Bogdan Kalinicenko është një portier që mbërriti në Vlorë si refugjat nga Ukraina.

15:17
I vranë duke pirë kafe, policia ekzekuton agresorin e sulmit në Tel Aviv

Prej dy javësh, nuk ka qetësi në Tel Aviv: dy vetë humbë jetën nga sulmi më i fundit që tronditi qytetin më të populluar të Izraelit.

15:08
Jemi me Ukrainën/ Manifestim i madh kundër luftës dhe pro paqes

Në solidaritet me Ukrainën shqiptarët iu bashkuan nismën ndërkombëtare për të kërkuar ndalimin e agresionit rus. Për një orë në Tiranë ata harruan problemet në vend dhe qëndruan krah ukrainasve për t’iu dhënë mbështetjen në këtë moment të vështirë.

15:07
Berisha ul tonet me Yuri Kim, sot e quajti “ambasadore të nderuar”

Ish kryeministri dhe ish kryetari PD Sali Berisha duke komentuar qëndrimin e Gabriel Escobar të një dite më parë në TopChannel, për akuzat në drejtim të ambasadores Yuri Kim dha një qasje të zbutur.

15:05
Yuri Kim, porosi për SPAK: “Fund pandëshkueshmërisë, zyrtarëve të korruptuar dhe korrupsionit”

Tashmë vizitat e ambasadores Yuri Kim në godinën e Prokurorisë së Posaçme Kundra Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, janë të përmuajshme. Kështu ndodhi edhe këtë fillim Prilli kur ambasadorja Kim ngjiti shkallët e SPAK për tu takuar me kreun e prokurorisë së posaçme Arben Krajën.

14:48
Intesa Sanpaolo Bank Albania prezanton Atalanta Football Camp: 120 fëmijë do të jenë pjesëmarrës në këtë kamp

Intesa Sanpaolo Bank Albania prezanton, për herë të parë në Shqipëri, organizimin e Atalanta Football Camp, i cili do të zhvillohet në Tiranë nga data 1 deri në 3 qershor, në kuadër të aktiviteteve që do të organizohen përgjatë “Javës Italiane – 1 deri më 7 qershor 2022”.

14:44
Gjendet e vdekur një grua në rezervuarin e fshatit Rrënxë në Dibër

Një grua është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në rezervuarin e fshatit Rrënxë në Dibër.

14:43
Pink Floyd, koncert pas 30 vjetësh për Ukrainën! Paratë do të dhurohen të gjitha

Pas 30 vjetësh, grupi legjendar britanik Pink Floyd publikon projektin e parë muzikor, me një qëllim të qartë: të mblidhen para si ndihmë humanitare për Ukrainën.

14:34
Sulmi në Kramatorsk i merr jetën katër të miturve, në njërën raketë shkruhej në rusisht ‘për fëmijët’

Sulmi me raketa i ditës së sotme në Kramatorsk i ka kushtuar jetën mbi 30 personave ndër të cilët katër ishin fëmijë.

14:31
Haaland nuk ka dyshime për United, norvegjezi “injoron” Djajtë e Kuq

Sulmuesi më i kërkuar në Europë për momentin, Erling Haaland ka “injoruar” Manchester United.

14:28
Fierza 269.78 metra, KESH po prodhon rreth 1/4 e konsumit në kaskadë

Situata në kaskadën e Drinit ka vijuar përmirësimin dhe të dhënat e fundit tregojnë se niveli i Fierzës ka shkuar në kuotën 269.78 metra.

14:22
Tiranë/ Ishte duke punuar, 50-vjeçari bie aksidentalisht nga lartësia

Një 50-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia në Qafë Kashar.

14:17
Ishte futur nga Maqedonia e Veriut, sekuestrohet kamioni me ushqime dhe barna kontrabandë në Kosovë

Disa produkte ushqimore dhe barna janë sekuestruar këtë të enjte në Kosovë pasi u zbulua se kishin hyrë kontrabandë në vend nga Maqedonia e Veriut.

14:12
‘30 të vrarë dhe 300 të plagosur’/Zelensky në Parlamentin e Finlandës: Pse u duhet të godasin civilët me raketa, pse kjo mizori?

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky  gjatë një fjalimi që mbajti me anë të të një videokonferencë ditën e sotme në Parlamentin e Finlandës, tha se gjatë sulmit të sotëm në stacionin e trenit, janë vrarë 30 persona dhe deri më tani ka 300 të plagosur.

14:11
“Kush e ka mundur Edi Ramën?”/ Berisha i bindur: Unë dhe PD-ja do të fitojmë

Sali Berisha flet me bindje kur thotë se do të marrë sërish drejtimin e Partisë Demokratike dhe më pas do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

14:09
Gjyqi në Francë kundër Blinken, Berisha tregon ‘vështirësitë’ e procesit: I takon gjykatës të …

Pa euforinë e pak muajve më parë kur njoftoi nisjen e betejës ligjore ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken që e shpalli ‘non grata’, Sal Berisha foli sot për vështirësitë që po has ky proces në Francë.

13:55
Mbretëria e Bashkuar sanksionon vajzat e Vladimir Putin, ja kushtëzimet që i vendos

Mbretëria e Bashkuar i ka vendosur sanksione vajzave të presidentit rus Vladimir Putin, me anë të cilave synon që të shfrenojë mënyrën e tyre luksoze të jetesës.

13:53
Berisha: Emri im i kall datën Edi Ramës, e di që mua më pëlqejnë socialistët e thjeshtë

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit në konferencën për mediat duke thënë se këtij diskutimi nuk i ka ardhur koha ende.

13:47
Dhunuan në fushë Stivi Frashërin, jepet masa për dy agresorët

Ndeshja e fundjavës së kaluar në Kosovë mes Gjilanit dhe Ballkanit u njollos nga një episod shumë i shëmtuar që ndodhi në fundin e takimit.

13:43
“Sulmi ndaj Kim, sulm ndaj Biden”, Berisha reagon pas deklaratave të Escobar

Sali Berisha duket se nuk ka ndërmend të ulë tonet ndaj ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Në konferencën për mediat, mesditën e sotme në selinë e PD, Berisha tha se do të vijojë të kundërshtojë ambasadoren Kim, sa herë që sipas tij ajo do të sillet si guvernatore.

13:32
Bordi i Transparencës rishikon çmimet, ulet nafta e benzina

Çmimi i naftës dhe i benzinës ka pësuar sërish rënie pas vendimit të Bordit të Transparencës, i cili u mblodh ditën e sotme dhe reflektoi ndryshimet që u shfaqën në tregjet ndërkombëtare.

13:31
Konfirmohet rasti i dytë i gripit të pulave në Shkodër

Konfirmohet rasti i dytë me gripin e shpendëve në Shkodër.

13:25
Legalizimi i kanabisit mjekësor, Berisha kundër: Vendim i dëmshëm, po legalizohet krimi

Sali Berisha është shprehur kundër nismës që pritet të ndërmarrë qeveria për legalizimin e kanabisit në vend. Në një konferencë për mediat Berisha e konsideroi një vendim të dëmshëm për shqiptarët, një vendim sic u shpreh ai për legalizimin e krimit, drogës vrasjeve.

13:12
Flinim në një dhomë me të vdekurit”/ Tmerret e luftës në Ukrainë, Borodianka një Bucha 2?

Fshati verior i Ukrainës, Jahidne ka qenë i pushtuar nga ushtarët rusë për gati një muaj.