Një portret i papublikuar më parë i Mbretëreshës, ku ajo ka një buzëqeshje vesh më vesh, u publikua nga Buckingham Palace në prag të funeralit të saj.

Fotografia, e realizuar në maj përpara festimeve të Jubileut të Platinit, tregon mbretëreshën duke buzëqeshur plot shkëlqim para kamerës në Kështjellën Windsor.

Mbretëresha, e cila kishte veshur një fustan blu me flokët e saj kaçurrela mbanë vënë  gjerdanin e saj të preferuar të cilat ishin një dhuratë për ditëlindjen e 18-të nga babai i saj, George VI, në 1944.

Fotoja është realizuar nga Ranald Mackechnie, i cili gjithashtu ka realizuar portretin jubilar të Mbretëreshës të publikuar për të shënuar fillimin e festimeve kombëtare të mbretërimit të saj historik 70-vjeçar.

Mbretëresha festoi jubileun e saj Platinum me kombin vetëm tre muaj para se të vdiste.

Fotografia e publikuar rishtazi vjen ndërsa Mbreti i ri lëshoi ​​një mesazh falënderimi për kombin ndërsa përgatitet t’i thotë “lamtumirën e fundit” Mbretëreshës.

Mbreti Karli i tretë  ofroi mirënjohjen e tij për “të gjithë ata njerëz të panumërt” që kishin ofruar “mbështetje dhe ngushëllim” që nga vdekja e nënës së tij.

Top Channel