Probleme me udhëtimin për në Windsor/ Ndërpritet shërbimi hekurudhor, shkak dëmtimi i telave elektrikë

19/09/2022 09:04

Incidentet dhe problematikat rrugore nuk mungojnë sot në Londër, në ditën e kur monarkja Elisabeth II do të përcillet në banesën e fundit.

Great Western Railway (GWR), kompania britanike e trenave, ka lajmëruar se të gjitha linjat hekurudhore midis Slough dhe Paddington janë të bllokuara për shkak të dëmtimit të telave elektrikë lart.

Kjo po pengon udhëtimet për personat që duan të udhëtojnë drejt Londrës, për funeralin e Mbretëreshës nga Aeroporti Reading ose Heathrow.

Shërbimet e prekura janë ato të drejtuara nga GWR, Heathrow Express dhe linja Elizabeth.

Vonesa të tjera po shkaktohen për shkak se linjat midis Reading dhe Newbury janë mbyllur për shkak të goditjes së një personi nga një tren.

Lajmi kryesor:  Rrugëtimi i fundit! Sot i jepet lamtumira Mbretëreshës Elisabeth, mbi 10 mijë forca policore në rrugët e Londrës sot

Top Channel