Funerali i Mbretëreshës Elisabetë II/ Në shërbim këndohet himni nga dasma me Princin Philip

19/09/2022 12:33

Një himn që u këndua në dasmën e princeshës së atëhershme Elisabetë dhe Lt Philip Mountbatten në vitin 1947, po këndohet në funeral.

Mbretëresha ka lindur në Westminster Abbey. Është vendi ku ajo u martua në vitin 1947 dhe u kurorëzua në vitin 1953 dhe ku mori pjesë në dasmat dhe funeralet mbretërore.

Dekani i Westminsterit, David Hoyle, po udhëheq funeralin.

Por është Kryepeshkopi i Canterbury-t, Justin Welby, i cili po mban predikimin dhe lavdërimin, momenti ceremonial kur Mbretëresha i është besuar Zotit.

Kryeministrja Liz Truss lexoi nga shkrimet e shenjta, nga Ungjilli sipas Gjonit: “Zemra juaj mos u trondittë: ju besoni në Perëndinë, besoni edhe në mua”.

Ky fragment ka të bëjë me premtimin e Krishtit për ndjekësit e tij për një vend në qiell.

Top Channel