E trishtë/ Ishte tërhequr dy vite më parë, ish-kapiteni i Baselit ndërron jetën në moshën 34-vjeçare

19/09/2022 18:05

Nicolas Schindelholz është ndarë nga jeta në moshën 34-vjeçare.

Schindelholz nuk ia ka dalë të fitojë ndeshjen më të rëndësishme dhe sot ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes së keqe në mushkëri.

“FC Basel mban zi për vdekjen e Nicolas Schindelholz. Ish-kapiteni ynë i ekipit U21 vdiq nga kanceri në moshën 34-vjeçare. I gjithë klubi është tronditur nga ky lajm dhe i shpreh ngushëllimet më të thella familjes. U prefsh në paqe, Niko”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit helvet.

Top Channel