‘Ditët më të vështira të jetës sime’/ Owono thyen heshtjen pas vdekjes së Jesus de Miguel: Ndjej dhimbje të thellë për humbjen e tij
Tani është zyrtare; Paulo Fonseca nuk është më trajner i Olympique Lyon. Klubi francez konfirmoi ndarjen e rrugëve me trajnerin portugez që e kishte marrë drejtimin e skuadrës në janar të 2025.
Kontrata e Paulo Fonseca me Lyon skadon në qershor të 2027, por ish trajneri i Milanit, për shkak edhe të krizës së rëndë financiare të klubit transalpin zgjodhi të vijojë karrierën e tij te Sporting Lisbonë. Klubi luzitan ka pranur të derdhë në arkat e Olympique Lyon 5 milionë euro për zgjidhjen e parakohshme të kontratës me Fonseca.
‘I kontaktuar në ditët e kaluara nga një klub me të cilin ka një lidhje të veçantë, Paulo Fonseca i komunikoi bordit drejtues vullnetin për t’u larguar nga Olympique Lyon. Një vendim ky i papritur, për të cilin klubi shpreh keqardhjen e thellë, sidomos duke marrë në konsideratë momentin kur ai vjen, në mesin e sezonit-theksohet ndër të tjerat në komunikatën e Lyon-përballë kësaj dëshire të shprehur qartë, drejtuesit e klubit menduan se nuk ishte në interesin e Lyon për të vijuar një bashkëpunim nëse nuk garantohet impenjimi total që është thelbësore për suksesin e projektit. Kështu, klubi e pranoi këtë vendim të Fonseca dhe tani ka nisur punën në gjetjen e pasuesit të tij, ndërkohë ai që do të drejtojë skuadrën e parë do të jetë Jorge Maciel. Olympique Lyon dëshiron të falenderojë Paulo Fonseca për impenjimin e tij, standardet e larta dhe punën e bërë që nga momenti që kur u bashkua me skuadrën dhe i uron më të mirën për pjesën tjetër të karrierës së tij’.
Top Channel