Dreri i egër i ngul bririn gjuetarit nga Kolorado që nuk arriti ta vriste me shigjetë (fotot)

19/09/2022 17:07

Një dre i egër ka sulmuar dhe goditur me bri një gjuetar me shigjetë në Kolorado, duke e lënë me plagë të rënda.

Gjuetari sapo kishte qëlluar një shigjetë ndaj drerit duke mos goditur objektivin dhe mesa duket ishte sulmuar ne kunderpergjigje.

Burri më pas kishte dërguar një sinjal për ndihmë me aparatin e tij GPS dhe zyrtarët e sherifit të Larimer ndërhynë për ta kërkuar.

“Gjuetari kishte hyrë rreth një milje në rrugën Long Draw dhe kur zyrtarët mbërritën ai po ndihmohej nga disa kalimtarë. Zyrtaret i lidhën atij plagën në krah dhe e mbajtën të qetë deri në ardhjen e mjekëve”, tha në autoritetet në një dekalartë.

“Drerët e egër të kësaj zone janë nga më të mëdhenjtë e familjes Cervidae. Ata mund të arrijnë lartësinë 1,8 metra në shpatullën e tyre dhe të peshojnë deri në 700 kg, shkruan rrjeti National Geographic. Ndërsa brirët e meshkujve mund të rriten deri në 1,6 metra gjerësi totale.

Kafshët kanë qenë më parë të rralla në zonat rreth Colorado, por me programet e mbrojtjes së tyre të nisura në vitet 1970, numri i tyre në këtë shtet ka arritur deri në 3,000 ekzemplarë.

Në parqet e lumit Laramie, North Park, Middle Park lejohet në mënyrë të kufizuar gjuetia e tyre.

Drerët zakonisht nuk janë agresivë ndaj njerëzve përveç rasteve kur provokohen. Gjithsesi ata raportohet se sulmojnë njerëzit më shumë se ujqërit dhe arinjtë, edhe pse me pasoja të pak të rënda.

Në Alaska, llogaritet se 5 deri në 10 njerez sulmohen nga drerët e egër çdo vit.

Drerët mund të bëhen agresivë kur njeriu shoqërohet nga një qen, siç ndodhi në fillim të vitit në Idaho me një burrë që po shëtiste qenin dhe u sulmua pa provokim.

Parqet e Colorados këshillojnë se nëse një dre i egër ju sulmon duhet të vraponi për tu mbrojtur prapa ndonjë peme apo shkëmbi.

FOTO GALERI
1/3
Një dre i egër ka sulmuar dhe goditur me bri një gjuetar me shigjetë në Kolorado, duke e lënë me plagë të rënda.

Top Channel