Destinacioni i fundit/ Arkivoli i Mbretëreshës Elizabetë II mbërrin në kapelën e St. George

19/09/2022 17:20

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabetë II mbërriti në kapelën e Shën Gjergjit, aty ajo ku do të prehet.

Shërbesa do të drejtohet nga drejtuesi i Windsor, David Conner. Arkivoli u vendosur aty ku do të qëndrojë gjatë orëve të vijim, deri kur të varroset në orën 19:30, sipas orës lokale.

Në mbrëmje, Mbretëresha do të prehet pranë bashkëshortit të saj të ndjerë, Dukës së Edinburgut.

Ajo do të varroset në Kapelën Përkujtimore të Mbretit George VI, pjesë e kapelës së Shën Gjergjit, ku gjithçka do të jetë private, larg syve të kamerave dhe me familjen mbretërore të pranishme.

Top Channel