Hashim Thaçi reagon për herë të parë pas dënimit me 25 vite burg nga Gjykata në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
17/09 18:39
Një pacient në Spitalin Rajonal të Pejës është kapur me një mjet shpërthyes me vete.
Zëdhënësi i këtij institucioni shëndetësor, Naim Sahiti thotë se qëllimi i pacientit nuk ishte shpërthimi i mjetit.
Sahiti shpjegoi për KosovaPress se pacientit nga Istogu i është gjetur mjet shpërthyes në xhep dhe më pas ka njoftuar Policinë e Kosovës.
“Një pacient i ardhur prej Istogut gjatë trajtimit e ka parë personeli që ka një mjet shpërthyes në xhep e ka lajmëruar Policinë. Ai është në gjendje të rëndë shëndetësore me këmbë të këputur nuk dimë arsyen pse e ka pas atë mjet, qëllimi i tij ka qenë të marrë trajtim… Policia është duke u marrë me pacientin ai është aty i është larguar mjeti”, theksoi ai.
Top Channel