Funerali i mbretëreshës/ Vajtuesja e fundit në radhë që nderoi mbretëreshën: Ishte privilegj!

19/09/2022 13:37

Dielli lindi më bukur se kurrë sot mbi Buckingham Palace dhe Westminster, pikërisht në mëngjesin e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth të dytë, monarkes më të gjatë të Britanisë, dhe mbretëresha që shumica e britanikëve kanë njohur ndonjëherë.

Ceremonia e hapur për publikun që donte t’i jepte lamtumirën e fundit mbretëreshës përfundoi zyrtarisht në orën 6 e 30 të mëngjesit për t’i hapur rrugën një sërë ceremonish që përbëjnë funeralin madhështor shtetëror.

Gjatë pesë ditëve, me mijëra njerëz  pritën me orë të tëra në radhë përpara se të kalonin pranë arkivolit të saj për t’i bërë nderimet e fundit. Funeralitani do të bëhet në Westminster Abbey para rreth 2000 të ftuarve nga e gjithë bota.

Personi i fundit që kaloi nëpër Westminster Hall për të parë mbretëreshën përpara funeralit tha se ky moment ishte një “privilegj i vërtetë” për të.

Chrissy Heerey, tha se ishte “një nga momentet kryesore të jetës së saj”.

Duke folur për PA Media dhe BBC, Heerey tha:

“Unë isha personi i fundit që i dhashë nderimet e mia Mbretëreshës dhe u ndje si një privilegj i vërtetë për ta bërë këtë.”

Të tjerët që ishin pas saj në radhe reaguan të trishtuar që nuk mundën të kryenin nderimet e tyre. Gjatë këtyre ditëve me qindra vetë ngritën edhe  kampe jashtë pallatit me shpresën që të siguronin një vend në një nga radhët më të mëdha që është parë ndonjëherë.

Top Channel