E njëjta varëse në tre breza/ Kate Midelton vendos bizhuteritë e Mbretëreshës Elizabetë dhe princeshës Diana në ceremoninë mortore

19/09/2022 17:53

Këtë të hënë është mbajtur ceremonia mortore e Mbretëreshës Elizabet II, ku të pranishëm ishin shumë figura të njohura politike nga e gjithë bota.

Në nderimet që u bënë u vu re veshjet që pjesëtarët e familjes mbretërore kishin zgjedhur.

Princesha Kate Midelton kishte preferuar të vishej me fustan pa asnjë dekor me ngjyra të errëta, të shoqëruara me kapelen me dantellë në pjesën e përparme.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishin bizhuteritë që Kate kishte vendosur, një varëse dhe vathë me perla.

Varësja është vendosur nga tre gra duke nisur që nga Mbretëresha Elizabet II, Princesh Diana dhe Kate Midelton së fundmi. Ndërsa vathët i përkasin të ndjerës Princeshë Dianës.

Bizhuteritë janë vendosur nga tre breza të ndryshme të grave në familjen mbretërore.

(Alberto Pezzali/AP)

Top Channel