Duke refuzuar pushimin e hetimeve për një ngjarje të ndodhur nëntë vjet më parë në qytetin e Elbasanit, Gjykata e Lartë ktheu për shqyrtim pranë Apelit të Durrësit, Suel Çelën i njohur ndryshe si Marjus Sula.
Kryetari Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj u ul përballë shumicës qeverisëse për të dialoguar për presidentin e ri.
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel premtoi shtim të ndihmës ushtarake të BE-së për Moldavinë, në mesin e shqetësimeve se vendi që ndan kufijtë me Rumaninë anëtare të NATO-s, mund të jetë shënjestra e ardhshme e Vladimir Putinit. në rajonin fqinj me Ukrainën ka pasur një seri sulmesh të separatistëve pro-Moskës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnje e Hercegovinë ka caktuar 2 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, pavarësisht se politikanët e këtij vendi kanë dështuar që të pajtohen për reformën zgjedhore dhe për buxhetin e vitit 2022, që do të duhej ta financonte mbajtjen e zgjedhjeve.
Lionel Messi për rekord edhe jashtë fushës së futbollit, teksa fanella e veshur nga argjentinasi kur shënoi golin e 500-të në karrierë është shitur për shifrën e 425.000 eurove.
Qeveria gjermane konfirmoi mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, e pohuar kjo nga anëtari i Asamblesë së Përgjithshme të këtij këshilli, Knut Abraham.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov është shprehur ditën e sotme se nuk ka shans që presidenti rus Vladimir Putin ti shpallë luftë Ukrainës më 9 maj, pikërisht në ditën e fitores së Rusisë.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka premtuar rritjen e ndihmës ushtarake për Moldavinë, teksa në rajonin separatist të mbështetur nga Moska, Transdniester, janë raportuar disa incidente që çuan në akuzat ndaj Rusisë se po dëshiron që ta destabilizojë këtë shtet ish-sovjetik dhe ta përfshijë në luftën e saj kundër Ukrainës.
Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana është një nga ndeshjet që gjithmonë zgjon interes të lartë, me tifozeritë e dy skuadrave që mbushin stadiumet në çdo përballje mes “bardhebluve” dhe “të kuqve”.
Kancelari Scholz pret kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Vuçiç. Bëhet fjalë për sanksione kundër Rusisë, por edhe për Kosovën.
Televizioni Kombëtar i Bullgarisë (BNT) njoftoi se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Bullgarisë që të ndihmojë Ukrainën me riparimin e pajisjeve ushtarake të dëmtuara në luftën e vazhdueshme me Rusinë.
Policia ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Elbasan ku një 52-vjeçare u hodh nga kati i tretë i pallatit duke humbur jetën, pasi dhunohej nga vjehrra dhe burri.
“Gjithëpërfshirje-transparencë, President për shqiptarët jo i politikës”, ishin këto dy kërkesat e kreut të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të republikës.
Kryetarja e komisionit të Integrimit Jorida Tabaku dhe kreu i Grupit parlamentar të PS, kanë replikuar në mbledhjen e konferencës së kryetarëve mbi zgjedhjen e presidentit të Republikës.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka bërë një përditësim të të larguarave nga Ukraina që nga fillimi i luftës.
Për Grida Dumën, propozimi i parë për kandidaturën e presidentit duhet t’i ishte lënë opozitës, Partisë Demokratike.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ditën e sotme ku një 52-vjeçare me emrin Fatbardha Likarma ka vrarë veten duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit, në lagjen ‘Vullnetari’
I gatshëm për të negociuar me palët e tjera për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur në mbledhjen e sotme se është e domosdoshme të respektohet Kushtetuta dhe kushti që PS-ja ka që kreu i ardhshëm i shtetit të mos jetë nga Partia Socialiste.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve ‘RIA Novosti’ njoftoi se Rusia ka ndaluar për një kohë të pacaktuar hyrjen e 63 shtetasve japonezë, përfshirë kryeministrin Fumio Kishida.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taula Ballla pranoi në konferencën e kryetarëve, pjesën e parë të propozimit të kreut të grupit parlamentar të PD, Alibeaj që ka të bëjë me ditën kur nis procesi, por jo me afatin 7 ditor për zhvillimin e raundeve.
Paul Pogba ka qenë një ndër emrat më të lakuar në ambientet e klubit të Juventus që konsideroi një rikthim të bujshëm të mesfushorit në Torino.
“ALive Night” ka nisur tashmë javën e kaluar dhe do të jetë pjesë e mbrëmjeve tona çdo të premte në orën 21:00 në ekranin e Top Channel. Ashtu siç e keni mësuar artisti i kësaj jave do të jetë pikërisht Yll Limani. Ylli ka qenë një ndër emrat e parë të cilët ne kemi zbuluar dhe […]
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. ka theksuar dhe një herë ditën e sotme në mbledhjen e Kryesisë për zgjedhjen e kreut të shtetit, kushtin e vetëm që ka PS-ja.
Mediu: Duhet të përfshijë të gjithë trupën e opozitës. Të gjithë të jenë të përfaqësuar në këtë proces. Është shumë e rëndësishme edhe ana thelbësore, të arrijmë në marrëveshjen për një president garant të unitetit të popullit, ndaj duhet të konsiderojmë edhe deputetët edhe partitë. Gjithmonë kemi negociar dy plaë, ndaj apeloj se është në […]
Kryetari i përkohshëm i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka marrë pjesë në konferencën e Kryetarëve për zgjedhjen e presidentit të Republikës, ku në nisje të mbledhjes ka kërkuar që debati të mos jetë privat por në prani të kamerave i hapur për ta parë edhe publiku.
Edhe pse e shpalli fillimin e sulmit në Ukrainë në 24 shkurt, Vladimir Putin gjithmonë ka insistuar se trupat e tij po kryejnë një “operacion special ushtarak” në vendin fqinj.
Vetëm disa ditë pasi Kim Jong-un u zotua të forcojë arsenalin bërthamor të vendit të tij me “ritmin më të shpejtë të mundshëm” dhe kërcënoi të përdorë armë të tilla kundër rivalëve, Koreja e Veriut lëshoi sot një raketë balistike drejt ujërave lindorë, e pohuar kjo nga zyrtarë koreano-jugorë dhe japonezë.
Rikthim të plotë territorial për Ukrainën, përfshirë Krimenë, Volodymyr Zelensky paraqiti tre objektiva të forta në prononcimin e tij për Wall Street Journal: ndalimin e avancimit të Rusisë, rimarrjen e territoreve dhe rikthimin e të gjithë sovranitetit territorial të vendit përmes diplomacisë.
Akoma nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e dy të miturve që u zhdukën të shtunën në Elbasan, ndërsa gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat ka zbuluar detaje mbi lëvizjet e tyre.
Presidenti amerikan, Joe Biden u zotua të mbrojë të drejtën e abortit pasi të jepet vendimi i Gjykatës së Lartë në Shtetet e Bashkuara. Edhe pse ajo njihet për ruajtjen e konfidencialitetit, portali “Politiko” publikoi materialet e një opinioni të shkruar për këtë çështje vendimi mbi të cilën pritet të merret pas disa muajsh.
Në konferencën e kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj u shpreh kundër propozimit të PS, që votimi i parë për presidentin të kryhet më 10 maj. Alibeaj kërkoi që 10 maji të jetë data për nisjen e procedurës për zgjedhjen e presidentit.
Kthesa e Bashkimi Europian ndaj naftës ruse erdhi më shpejt nga sa mund ta kishte menduar Vladimir Putin. BE-ja do të heqë dorë plotësisht nga nafta e papërpunuar ruse dhe produktet e rafinuara deri në fund të vitit, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa njoftoi raundin e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Kancelari gjerman,Olaf Scholz pret sot në selinë e tij në Berlin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe më pas, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e njoftuar kjo nga zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Büchner.
Deputetja e Partisë Demokratike Andia Ulliri që përfaqëson qarkun e Durrësit, ka bërë me dije se i ka dëguar një kërkesë informacioni drejtuar Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë mbi vendimet e marra mbi vendimin e lëvizjes me një sens në aksin Qafë-Kashar- Rrethrrotullimi Nënë Tereza – Ahmetaq.
Natën e kaluar, Durrësi ka çelur sezonin turistik me një festë që ka kthyer gjallërinë si rrallëherë në bulevardin kryesor të qytetit. DJ të ndryshëm dhe këngëtarja Eneida Tarifa startuan mbrëmjen e 3 majit deri në mesnatë një seri aktivitetesh artistike dhe sportive që do të zhvillohen përgjatë një jave në bregdet.
Qeveria italiane ka vendosur me një paketë lehtësimi të barrës për qytetarët, në mesin e krizës së çmimeve. 14 miliardë euro janë parashikuar të jepen kryesisht si ndihmë financiare për karburantet.
Pritjes së gjatë të të gjithë të diplomuarve në Psikologji i erdhi fundi. Në Maj do t’i nënshtrohen provimit të shtetit për marrjen e licensës.
Natën e kaluar, Durrësi ka çelur sezonin turistik me një festë që ka kthyer gjallërinë si rrallëherë në bulevardin kryesor të qytetit. DJ të ndryshëm dhe këngëtarja Eneda Tarifa startuan mbrëmjen e 3 majit deri në mesnatë, me një seri aktivitetesh artistike dhe sportive që do të zhvillohen përgjatë një jave në bregdet.
Duhej të ishin në shkollë, por përfundojnë njëri në spital e tjetri në polici. Një 15-vjeçar mbeti i plagosur me thikë në këmbë nga një bashkëmoshatar gjatë një sherri banal. Dy adoleshentët e përfshirë në konflikt janë nxënës të arsimit të detyrueshëm 9-vjeçar.
Dy të mitur në Elbasan rezultojnë të zhdukur që prej ditës së shtunë. Djali 14 vjeç nxënës i klasë së 8 të shkollës “Jorgji Dilo” dhe vajza 13 vjeçe nxënëse e klasës së 7 të shkollës “Qemal Haxhihasani” janë larguar së bashku, pasi familja nuk pranonte lidhjen e tyre të dashurisë.
Anëtarja e ‘Rithemelimit’ Albana Vokshi ka dalë në një konfrencë për shtyp ditën e sotme ku ka folur rreth lirisë së mediave në Shqipëri.
Një 27- vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi policia i gjeti dhe i sekuestroi lëndë e dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza gati për shitje, si dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.
Për të zbutur inflacionin e lartë dhe rritjen e çmimit të energjisë, qeveria në Itali ka vendosur krijimin e një pakete lehtësimi prej 14 miliardë eurosh. Një nga pikërëndesat e saj: ndihmë financiare për karburantet.
Banorët e Rinasit po vijojnë protestën edhe ditën e sotme kundër bllokimit të rrugës me një sens kalimi.
Pekini ka mbyllur rreth 10 për qind të stacioneve të saj të metrosë, si masë kundër përhapjes së koronavirusit.
Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kanë prezantuar ditën e sotme paketën e mbrojtjes së fëmijëve, prindërit e të cilëve kanë rënë dëshmorë në mbrojtje të vendit apo shoqërisë.
Rikthehet në Tiranë konkursi kombëtar i teknologjisë, BiblioTech, për fëmijë dhe të rinj për t’i inkurajuar ata të zhvillojnë ide teknologjike dhe inovative si dhe t’i përgatisë ata për vendin e punës të së ardhmes duke rritur aftësitë e tyre digjitale dhe të sigurisë në internet.
I vetmi që kishte shpallur publikisht interesin e tij në garën për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike është Edvin Kulluri, por edhe ai ka vendosur të tërhiqet nga kjo garë.
Një makinë ka marrë flakë ditën e sotme në tunelin Tiranë-Elbasan duke u djegur plotësisht e duke bllokuar kështu përkohësisht qarkullimin në tunel.
Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen po flet aktualisht në Parlamentin Evropian rreth propozimeve për një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë.
Detaje të reja janë zbuluar nga’ Top Channel’ në lidhje me zhdukjen e dy të rinjve në Elbasan.
Një sherr me thika ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës në lagjen 15 ku një adoleshent ka mbetur i plagosur.
Vendi i fundit i rezistencës në Mariupol, fabrika e çelikut Azovstal, është sulmuar tashmë nga forcat ruse, pasi disa të strehuar në uzinë u evakuuan me sukses në largësi të qytetit për të qenë më të sigurt.
Mëngjesi i sotëm e ka gjetur sërish Ukrainën në vuajtjet e luftës. Kanë kaluar 70 ditë që kur Rusia nisi bombardimet dhe sulmet në Ukrainë dhe si duket kështu do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.
Më 3 maj 2022, përfundoi në Suedigjyqi për Hamid Nouri, autor i masakrës së vitit 1988 në Iran ndaj 30000 të burgosurve politikë, më shumë se 90 për qind e të cilëve ishin anëtarë dhe përkrahës të Muxhahedinëve iranianë. Dënimi i kërkuar nga prokurori për Hamid Nourin është ai maksimal, me burgim të përjetshëm.
Kancelari gjerman Olaf Scholz do të presë ditën e sotme në Berlin në takime të ndara kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me të cilët do të zhvillojë takime të ndara
Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike drejt ujërave lindorë, thanë më 4 maj zyrtarët e Koresë së Jugut dhe të Japonisë. Ky njoftim vjen disa ditë pasi lideri verikorean, Kim Jong Un, u zotua se do të forcojë arsenalin e tij bërthamor “në ritmin më të shpejtë të mundshëm” dhe kërcënoi se mund të përdorë armë bërthamore kundër rivalëve.
Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës parashikohet të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Por gjatë mesditës dhe pasdites pritet të ketë zhvillim të vranësirave në pothuajse gjithë vendin duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Ndërsa mbrëmja dhe nata do të sjellin dominim të motit të qëndrueshëm. Temperaturat e […]
Prej të premtes dy fëmijë të moshës 15 vjeç, djalë dhe vajzë, nxënës në klasën e 9 në shkollën “Jorgji Dilo” në Elbasan kanë humbur kontaktet me familjarët.
Ukraina po përballet me sulmet ruse pre 69 ditësh, ndërsa bilanci i pasojave po rëndohet shumë.
Mbetjet e një mega grabitqari, që i përket familjes së dinozaurëve, 9 dhe 10 metra i gjatë dhe që ka jetuar 70 milionë vjet më parë, u gjetën në Argjentinën jugore, thanë për AFP dy nga paleontologët që morën pjesë në zbulim.
Ambasadori ukrainas në Gjermani ka kritikuar kancelarin Olaf Scholz për refuzimin e vizitës së Kievit pas pushtimit rus.
Ngjarje e pabesueshme në Argjentinë. Një gjyqtar futbolli u qëllua dy herë me armë zjarri gjatë një ndeshjeje futbolli në nivel amator në qytetin Yerba Buena, në provincën Tucumán. Emri i të dëmtuarit është Oscar Antonio Pérez, 48 vjeç, i cili u shtrua në spitalin Padilla për një plagë serioze në pjesën e shpinës.
Zyra e Prokurorit të Specializuar këtë të martë ka paraqitur një akuzë të zgjeruar për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.
Ish-presidenti, Bamir Topi gjatë intervistës komentoi ndryshimet kushtetuese që ndodhën pas ngjarjes së rëndë të Gërdecit.
Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në “Top Story” tha se janë disa figura me vlera të forta politike sot jashtë parlamentit shqiptar, të cilat mund të jenë kandidatë të fortë për postin e kreut të shtetit.
Ish-presidenti Bamir Topi, ka kujtuar këtë mbrëmje në “Top Story” edhe ngjarjen e rëndë të 21 janarit të 2011-tës, kur ishte në krye të shtetit.
Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel nën drejtimit e Sokol Ballës rrëfeu momentet pikante gjatë rrugëtimit të tij politik.
Met Gala është nata e madhe e modës ku VIP-at paraqiten me veshjet e tyre të veçanta.
Ish-presidenti Bamir Topi, ka rikujtuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” edhe ngjarjen e rëndë të Gërdecit, e ndodhur një vit pasi ai mori presidencën.
Një turmë e zemëruar banorësh lokalë rrethuan dje shtëpinë e një ish-pedofili të dyshuar pas një sinjalizimi nga vullnetarët në Skoci.
Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel foli edhe për ish-kryeprokuroren Ina Rama.
Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar këtë të martë në emisionin “Top Story” në Top Channel rrëfeu një prej kujtimeve të vitit 2005.
Ish-presidenti Bamir Topi, i zgjedhur në krye të shtetit në korrik të vitit 2007, kujton trazirat politike të asaj kohe.
Ukrainasit u mblodhën në një tubim në qendër të Kievit dhe bënë thirrje për evakuimin e sigurt të civilëve dhe ushtarëve të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal, Mariupol.
Elon Musk ka komentuar së fundmi ndaj fotos që poston thuajse çdo përdorues që nuk i pëlqejnë postimet e tij në Twitter.
Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar këtë të martë në emisionin “Top Story” në Top Channel rrëfeu momentet para se të zgjidhej në krye të shtetit shqiptar.
Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar këtë të martë në emisionin “Top Story” në Top Channel ka kujtuar natën e 20 korrikut të vitit 2007, ku u vendos në krye të shtetit.
Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë lidhur me sulmin kundër Ukrainës. Në qendër do të jetë industria e naftës, më shumë banka ruse dhe ata që janë përgjegjës për dezinformimin, tha të martën kryediplomati i BE-së.
Mërgim Berisha është vendosur nën shënjestrën e gjykatave turke teksa duhet t’i qëndrojë larg të dashurës Vesa Vllasalliu.
Pak ditë pas ndarjes nga jeta të supermanexherit, Mino Raiola, është koha për të analizuar sesi do të menaxhohet numri i madh i talentëve në agjencinë e tij “One”.
Siguria në punë dhe respektimi i kushteve teknike nga kompanitë e ndërtimit, por dhe nga punonjësit në vendin tonë nuk është bërë ende një kulturë pune.
Kim Kardashian i është përkushtuar në maksimum pamjes së saj në “Met Gala 2022”. Ajo u paraqit me një fustan si të Marilyn Monroe në vitin 1962.
Një aksident ka ndodhur këtë të martë në aksin Librazhd-Prrenjas, pranë fshatit Qukës.
Empoli i këtij sezoni në Serie A ka merituar një vëmendje të veçantë duke qenë se në organikën e tyre bëjnë pjesë tre lojtarë shqiptarë. Fjala është për Ardian Ismajlin, Kristjan Asllani dhe Nedim Bajramin. Të tre lojtarët kuqezi kanë mbajtur një peshë kryesore te Empoli i këtij sezoni, ndërsa i pari në mbrojtje dhe […]
Tymi i zi i dendur dhe flakë janë parë në Lviv pas një sulmi në qytetin perëndimor të Ukrainës.
Kryeministri italian Mario Draghi tha të martën se BE-ja duhet të dalë më e fortë nga sfidat historike të paraqituara nga lufta në Ukrainë dhe mos ta shohë zgjerimin si rrezik.
Prej dekadash fermerët në Sri Lanka kanë qenë mbështetja kryesore e klanit të fuqishëm politik në pushtet Rajapaksa.
Një draft opinion i Gjykatës së Lartë amerikanë që sugjeron se shumica konservatore mund të jetë gati të rrëzojë vendimin historik të marrë në vitin 1973 për çështjen “Roe kundër Wade”, që legalizoi abortin në mbarë Shtetet e Bashkuara, ka provokuar protesta të menjëhershme në orët e mbrëmjes.
Studioja e Për’puthen u përfshi nga debatet dhe akuzat që Rrushja dhe Dritani hodhën ndaj njëri-tjetrit.
Komisioni i disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit vepron me dorë të hekurt në Kategorinë e Dytë teksa përjashtoi për 5 sezone 3 klube të këtij kampionati.
Presidenti rus Vladimir Putin mund t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës më 9 maj, një veprim që do të mundësonte mobilizimin e plotë të forcave rezervë të Rusisë paralajmërojnë zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë.
15 plumba u shkrepën në një përleshje me armë zjarri mes një zyrtari policor dhe dy personave në afërsi të Liqenit të Badovcit.
Kukësi e ka të pamundur të fitojë në shtëpinë e tij të re. Skuadra verilindore këtë radhë u mposht në sfidën e javës së 32 ndaj Partizanit në duelin me të Kuqtë për një vend në zonën evropiane.
Prej datës 1 maj rruga që të çon për Rinas është bërë me një sens lëvizje me drejtim nga Qafë-Kashari-rrethrrotullimi “Nënë Tereza”-Ahmetaq.
Tatimpaguesit debitorë thelluan me mbi 100 milionë euro më shumë borxhet ndaj Tatimeve.
Takimi i Rrushes me Dritanin nisi më sqarime të cilat ky i fundit kërkoi të dinte, pavarësisht se Rrushja i kërkoi të mos i përmendte konkurrentët e tjerë përfshirë edhe Alesjan.
Çmimet e rritura po japin shenjat e para të ngadalësimit të konsumit të vend.
Kryetarin nuk mund t’a caktojë Amerika dhe as kundërshtari politik, por mund të mos ia njohë.
4 muaj pasi ishte arrestuar në një aeroport në Gjermani është ekstraduar nga Interpol Tirana Genc Tafili, i dënuar për vrasjen e drejtorit të policisë Shkodër, Arben Zylyftari në vitin 2000.