Ministrat e Drejtësisë në Kosovë dhe Shqipëri njoftuan se brenda vitit do të finalizohet marrëveshja për shërbimet sprovuese për dënimet alternative.

Në një konferencë të përbashkët ministri Ulsi Manaj u shpreh se qytetarët e Kosovës të dënuar në Shqipëri nuk do të kenë më nevojë të paraqiten në Shqipëri për dënimet e tyre.

Do të kemi një marrëveshje për dënimet alternative për qytetarët e Kosovës të dënuar në Shqipëri, pas kësaj marrëveshjeje do të jetë në Kosovë instituti që do i mbikëqyrë këta të dënuar.”

Manaj foli edhe për raportin dhe rezolutën e Dick Martyt, por ishte i rezervuar në atë që tha.

Qëndrimi im është i qartë, nuk kam çfarë të shtoj asgjë më tepër se kryeministri Edi Rama për çështjen e rezolutës së Dick Martit. Kam shumë për të thënë por do të ndalem këtu.”

Ndërkohë që Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu u shpreh se në takim u bisedua për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mbledhjet e dy qeverive, për të cilat kanë ngritur grupe pune.

Ndër marrëveshjet e tjera janë edhe njohja e provimit të jurisprudencës si dhe leja e punës për profesionet e lira.

Top Channel