“Amniston evazionin fiskal, jo kursimet e shqiptarëve”, Meta apel Ramës: Tërhiqu nga amnistia fiskale, favorizon botën e krimit

11/10/2022 13:37

Ilir Meta ka përsëritur sërish sot apelin drejtuar kryeministrit për t’u tërhequr nga miratimi i amnistisë fiskale, një pr/ligj ky i kontestuar nga ndërkombëtar dhe së fundi edhe nga FMN.

Për kreune Partisë së Lirisë, nisma synon amnistinë e evazionit fiskal dhe favorizon botën e krimit.

Jam këtu për të theksuar rëndësinë e tërheqjes menjëherë të përpjekjes për të miratuar amnistinë fiskale që u tha edhe nga ndërkombëtarët që mund të konsiderohet si një kartë për daljen nga burgu për shmangësit e taksave sepse përfshin në falje të konsiderueshme të evazionit. Sepse ne nuk kemi ende një administratë tatimore me mjetet e duhura, dhe se duhet një kornizë efektive për pastrimin e parave. Dua të theksoj se kjo iniciatë do të favorizonte botën e krimit, të pushtojnë ekonominë vendase. Do dëmtohej biznesi i ndershëm, do dekurajoheshin investimet serioze në Shqipëri.

Do të minohej besimi i shoqërisë te shteti i së drejtës. Cdo veprimtari kriminale e product I saj do amnistohej në të ardhmen. Do dobësohej efikasiteti i strukturave që luftojnë për pastrimin e parave. Do dëmtohej bashkëpunimi me vendet partnere.

Është e qartë se kjo tentavitë nuk synon të amnistojë kursimet e shqiptarëve. Por synon të fusë në sisstemin bankar, qindra million euro evasion. Janë provuar 180 mln euro evasion fiskal deri tani me përfaqësues të kësaj force politike. Janë shumë të tjera që do të konfirmohen në të ardhmen. Kjo nismë synon ti pastrojë këto vepra një herë e përgjithmonë.

Do dëmtonte biznesin e ndershëm. Dhe meqë erdhën te kushtet e vështira, një shqetësim tjetër i FMN, ishte marrja e masave për t’u mbrojtur shtresat më në nevojë.” u shpreh Meta.

Top Channel