Zelensky i vendosur: Nuk ka negociata me Putin, por mund të bisedojmë me lider të ndryshëm rus

11/10/2022 17:29

Volodymyr Zelensky ka theksuar përsëri se Ukraina nuk do të negociojë me Vladimir Putin, ai e ka lënë derën hapur për bisedimet e paqes nëse presidenti rus detyrohet të largohet nga detyra.

Presidenti ukrainas ditën e sotme deklaroi se bisedimet mund të kryhen me personat të tjerë që kanë poste të rëndësishme në Rusi.

Sipas Sky News ai tha se paqen po e bllokon vetëm një person, i cili ndodhet në Moskë.

“Duhet të njohim edhe faktin e qartë: nuk mund të ketë dialog me këtë lider të Rusisë, i cili nuk ka të ardhme. Bisedimet mund të bëhen ose me një lider tjetër të Rusisë, i cili do të jetë në përputhje me Kartën e OKB-së, parimet bazë të njerëzimit dhe integritetit territorial të Ukrainës, ose në një konfigurim tjetër, në mënyrë që terroristi kryesor të mos ketë mundësinë të ndikojë në vendimet kryesore, përmes terrorit. Tani një person po bllokon paqen dhe ky person është në Moskë”, deklaroi Zelensky.

Top Channel