SHBA në rrezik nga recesioni, Borell: Rritja e normës së interesit atje, po ndikon në të gjithë botën!

11/10/2022 12:31

Rritja e normave të interesit në Shtetet e Bashkuara po shihet me shqetësim në Europë.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borell e pohoi hapur se kjo lëvizje e SHBA-së po ndikon në rritjen globale të çmimeve pikërisht në kohën e krizës ushqimore dhe luftës në Ukrainë. Kësisoj, globit po i paraqitet stuhia perfekte, u shpreh ai.

“Të gjithë po nxitojnë të rrisin normat e interesit, pa menduar pasojat. Kjo gjë po shtyn botën drejt recesionit.”- u shpreh Borrell.

Eurozona veçse është duke e luftuar rritjen e normës së interesit me qëllimin të ulë nivelin e inflacionit. Edhe pse çështjet financiare nuk janë kompetencë e Borrellit, ai ka zgjedhur të ndërhyjë duke nxjerrë në pah pasoja të krizës që duket sikur janë më larg syve të Perëndimit. Ai për krizën e rëndë të ushqimit që ka prekur Afrikën dhe disa pjesë të Lindjes së Mesme.

“Kam frikë se ky është vetëm fillimi. Kriza ushqimore do të vijë duke u përkeqësuar në disa pjesë të globit, ndërsa vetë bota sot është bërë më garuese me thellimin e rivalitetit mes SHBA-së e Kinës”- u shpreh Borrell.

Borrell i mëshoi idesë se qasja e BE-së ndaj Rusisë pas nisjes së konfliktit në Ukrainë ka qenë e zgjuar dhe e vendosur, e u shpreh se një gjë e tillë është e nevojshme në më shumë qarqe diplomatike.

Top Channel