Hong Kong-u refuzon të veprojë kundër super-jahtit rus në portin e tij (fotot)

11/10/2022 16:39

Hong Kong-u ka thënë se nuk do të sekuestrojë një superjaht të një oligarku rus në territorin e tij, ndaj të cilit janë vendosur sanksione nga autoritetet Perëndimore.

Drejtori i porteve vendase John Lee tha se Hong Kong respekton sanksionet e OKB por jo ato “unilaterale” të vendosura nga “jurisdiksione individuale”.

Barka luksoze me vlerë $521mln i përket Alexei Mordashov, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin dhe një nga njerëzit më të pasur të vendit.

Jahti kishte mbërritur në Hong Kong kësaj jave duke lundruar drejtpërdrejt nga Rusia.

Miliarderi Mordashov nuk besohet se është në bord, ndërsa është i sanksionuar nga SHBA, Britania, BE prej sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Por qeveria e Hong Kong thotë se nuk preket nga sanksionet, teksa prej disa ditësh jahti impresionues ‘Nord’ qëndron në pamje të plotë në mes të gjirit Victoria me flamurin rus të ngritur në kuvertë.

Kina ka mbetur mbështetëse e aleatit të saj Rusisë, megjithë kritikat nga SHBA-BE.

“Reputacioni i Hong Kong si një qendër financiare bazohet në zbatimin e ligjeve ndërkombëtare dhe përdorimi i tij si një strehë nga individë të sanksionuar hedh dyshime mbi transparencën dhe mjedisin e biznesit”, tha një përfaqësues i Departamentit amerikan të Shtetit.

Një zëdhënës i Mordashov tha për rrjetin Bloomberg se manjati i çelikut ndodhet në Moskë. Pasuria e tij sipas revistës Forbes, llogaritet në $29.1 miliardë me kompanitë e celikut dhe minierave, Severstal.

FOTO GALERI
1/3
Barka luksoze me vlerë $521mln i përket Alexei Mordashov, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin

Top Channel