Ish-portieri i Realit zbulon prapaskenat në El Clasico: Messi është i pisët, ai dhe Guardiola provokonin!

11/10/2022 14:45

Jemi në javën e El Clasicos, teksa më datë 16 tetor, Real Madrid pret në kryeqytet Barcelonën. Në tetë javët e para të La Liga, madrilenët dhe katalansit kanë treguar në fushë se do të luftojnë deri në fund për titullin kampion teksa skuadrat ndajnë dy vendet e para të renditjes me pikë të barabarta.

Në Spanjë, të gjitha lajmet lidhen me një nga sfidat më të mëdha në botë, ndërsa edhe shumë protagonistë së të kaluarës, kanë nisur të komentojnë rreth ndeshjes Real Madrid-Barcelona. Një prej tyre është edhe Jerzy Dudek i cili u bë pjesë e Real në vitin 2007, edhe pse nuk la gjurmë duke qenë nën hijen e Iker Casillas. Së fundmi, polaku zbulon se Lionel Messi ishte mjaft provokativ në fushën e lojës ndaj Sergio Ramos dhe Pepe, ndërsa shton se të njëjtën linjë ndiqte edhe Pep Guardiola, tekniku i Barcelonës në atë kohë.

“Lionel Messi ishte shumë provokues në fushën e lojës, por ashtu ishte e gjithë Barcelona si dhe trajneri Pep Guardiola. Ishin gjithnjë të gatshëm për të bezdisur kundërshtarin dhe ndonjëherë ia dilnin në perfeksion. Unë vetë e kam dëgjuar Messin që i pëshpëriste gjëra shumë të pakëndshme Ramosit dhe Pepes. Ju as nuk mund ta merrni me mend se çfarë Messi i komunikonte kundërshtarëve në fushë, sepse ai duket gjithnjë shumë i sjellshëm”, u shpreh Dudek.

Top Channel