Ndeshja ndaj Barcelonës, Pedri e përjeton si një finale: Golat nuk i shënojnë vetëm sulmuesit!

11/10/2022 17:43

Barcelona pret të mërkurën mbrëma në Camp Nou, Interin. Katalanasit u mposhtën në ndeshjen e parë në san Siro, mirëpo tashmë kërkojnë hakmarrjen ndaj zikaltërve teksa Pedri në konferencë theksoi se ndeshjen ndaj italianëve e konsiderojnë si një finale të vërtetë.

“Pas asaj ndeshje në San Siro ishim vërtet të nervozuar, mendoj se meritonim më shumë. Megjithatë, tashmë nuk ka kohë për të menduar pasi erdhi ndeshja e kthimit, kemi përpara një sfidë deçizive. Kemi shënuar më pak në këtë periudhë por skuadra ka kualitetin për t;u rikthyer të shënojë shumë dhe në Champions nuk kemi marrë rezultatet e dëshiruara.

Por, nuk është vetëm detyrë e sulmuesit të dërgojë topin në rrjetë. Për ne ndeshja ndaj Interit ka shijen e një sfide finale, pasi kualifikimi në raundin tjetër është i rëndësishëm si për anën ekonomike, ashtu edhe për atë sportive. Ndaj Interit idealja është të shënojmë një gol të shpejtë, por dihet që do të jetë e vështirë sepse ata mbrohen mirë. Duhet të lëvizim shpejt në fushë, do të jetë shpejtësia ajo që do të bëjë diferencën”, tha Pedri, sipas Super Sport.

Top Channel