I dogjën automjetin 34-vjeçarit në Bilisht, autorët janë vëllezër, vihet në pranga njëri prej tyre

11/10/2022 15:58
Foto ilustruese

Dy autorët e dyshuar djegien e një makine dy net më parë  në Bilisht janë identifikuar, ndërsa deri më tani është arrestuar vetëm njëri prej tyre.

Makina tip “Audi A4” në pronësi të 34-vjeçarit me iniciale M. B., banues në Bilisht, u dogj plotësisht gjatë natës së 10 tetorit të këtij viti.

Vëllezërit janë 35-vjeçari D. S. (i arrestuar) dhe 40-vjeçari R. S. (i shpallur në kërkim), të dy banues në Elbasan, mbi të cilët rëndon vepra penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel