NATO do të vazhdojë me stërvitjet rutinë vjetore për parandalim bërthamor pasi anulimi i tyre do të dërgonte sinjale të gabuara për Moskën, tha kreu Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp këtë të martë.

Stoltenberg tha se forca ushtarake e NATO-s është mënyra më e mirë për të parandaluar çdo përshkallëzim të tensioneve me Rusinë, e cila ka bërë kërcënime të fshehta për përdorimin e armëve bërthamore kundër Ukrainës, të cilën e pushtoi më 24 shkurt.

Top Channel