Jim Carrey tregon rolin për të cilin është penduar që ka luajtur (fotot)

11/10/2022 18:04

Aktori amerikan Jim Carrey ka luajtur shumë role gjatë viteve disa prej të cilave janë kthyer në simbole, por ka dhe disa të tjera që per të janë për t’u harruar.

Carrey ka luajtur në karrierën e tij role që prej atyre në filmat komikë si ‘Maska’ apo Ace Ventura te filma dramatikë si ‘The Truman Show’ apo rolin e Dr Robotnik në filmin “Iriqi sonik”.

Por aktori thotë se i vetmi rol që është penduar që ka luajtur është ai i kapitenit ‘Stars & Stripes’ nga vënia në skenë e librit të aventurës Kick-Ass 2.

Filmi i vitit 2013 nuk u bë shumë i njohur edhe pse ishte një prodhim i mirë, ku Carrey luante rolin e një vullnetari sekret anti-krim, që u realizua ashtu siç pritet nga një performues i kalibrit të tij.

Por pak para publikimit të filmit ndodhi tragjedia e vrasjeve në shkollën amerikane Sandy Hook, ku 26 njerëz humbën jetën.

“Unë i kërkoj ndjesë atyre që kanë punuar në film por ngjarjet e fundit më kanë bërë të ndryshoj mendim, nuk mud të bëj më skena dhune e armesh”, tha ai, në komentet që u kritikuan nga shkrimtari i librit Mark Millar, që ishte gjithashtu producent i filmit.

FOTO GALERI
1/3
Aktori thotë se i vetmi rol që është penduar që ka luajtur është ai i kapitenit ‘Stars & Stripes’ nga vënia në skenë e librit të aventurës Kick-Ass 2.

Top Channel