“E minon bashkimi i PD, aleancën me Berishën?” Meta: Unë i nxora nga çadra

11/10/2022 13:45

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se është pro bashkimit të Partisë Demokratike.

Ai u shpreh se ka ndërhyrë në problemet e PD-së në interes të vendit.

“Aleanca e Ilir Metës është me qytetarët e Shqipërisë, sa i takon problemeve të PD jam përpjekur t’i zgjidh në interes të vendit. Kam qenë unë që i nxori nga çadra, dhe kam qenë pro bashkimit të PD. Nuk dua të hyj më tej në çështjet e brendshme të PD, ne kemi raportin tonë me qytetarët e Shqipërisë, nuk kemi një raport të pandryshueshëm me asnjë tjetër, e kemi në interesin kombëtar, në luftën kundër oligarkëve, se ku qëndrojnë të tjerët, do e tregojnë, sot, në të kaluarën apo të ardhmen. Ne do t’i ftojmë të gjithë, qoftë edhe ai socialisti i ndershëm, prandaj unë e theksoj se ne kemi një luftë, me sektin e rilindjes”,  tha Meta.

PD do bëjë primare, keni kriter ju për t’i dhënë mbështetje?

“Do tu kërkojmë shqiptarëve të ndëshkojnë kandidatët e Rilindjes për këtë shpërdorim. Ndëshkimi është shumë i rëndësishëm. Mesazhi i PL është shumë i qartë, ndëshkim për këtë katastrofë menaxhimi nga Rilindja. Ne jemi shumë të qartë, të ndëshkojmë kandidatët e rilindjes”, tha Meta.

 

 

Top Channel