14:52
Gjermania “zbarkon” në Ukrainë, ministrja në Bucha: Këto viktima mund të ishim ne!
Shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock, zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë dhe iu drejtua Buças, qyteza e vogël në periferi të Kievit e kthyer në skenën e mizorive më të mëdha të forcave ruse, të cilat akuzohen se kanë kryer këtu krime të luftës para se të tërhiqeshin në muajin prill.