Situata në veriun e Kosovës është e qetë ndonëse nën tension që prej ditës së shtunë kur u vendosën barrikadat.

Barrikada e parë është vendosur në rrugë që të çon për në pikën kufitar të Jarinjës.

Në Rudarë është KFOR-i, ndërsa EULEX bën patrullime të herë pas hershme në zonë. Policia e Kosovës ndodhet në lagjet e banuara  me shumicë shqiptare.

Dy helikopterë të KFOR-it janë parë në zonë, ndërsa dyshohet se janë për furnizim, pasi KFOR-i ka një bazë në pjesën veriore të vendit.

Prej katër ditësh, serbët lokalë të veriut të Kosovës kanë bllokuar rrugët, duke kundërshtuar arrestimin e Dejan Pantiç, ish polic i Kosovës, i cili dyshohet se është përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe policisë.

Top Channel