U nda nga jeta në moshën 62-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së djalit të Tina Turner

13/12/2022 11:23

Para disa ditësh humbi jetën djali i legjendës së muzikës, Tina Turner. Ronnie Turner u nda nga jeta për shkak të komplikimeve nga kanceri i zorrës së trashë.

Sipas zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut të Los Anxhelosit, ai vuajti gjithashtu nga sëmundje kardiovaskulare aterosklerotike e cila është një grumbullim i pllakave të kolesterolit në muret e arterieve që shkakton pengim të rrjedhjes së gjakut

Ronnie u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. ‘DailyMail’ raportoi se 62-vjeçari u gjet nga fqinjët, përpjekjet e të cilëve për ta ringjallur dështuan. Vdekja e Ronnie vjen vetëm katër vjet pasi vëllai i tij Craig, vrau veten në korrik 2018. Turner lindi Craig kur ajo ishte vetëm 18 vjeçe, pasi kishte mbetur shtatzënë nga saksofonisti Raymond Hill.

Craig punoi si sekser dhe vrau veten në shtëpinë e tij në Studio City në korrik 2018 në moshën 59-vjeçare. Ronnie ka lindur në vitin 1960, nga Tina dhe bashkëshorti i saj Ike. Pas këtij lajmi tragjik erdhi edhe reagimi i legjendës së muzikës, Tina Turner e cila bëri një postim prekës në rrjetin e saj social Instagram duke shkruar: Ronnie, u largove nga kjo botë shumë shpejt. Me trishtim mbyll sytë dhe mendoj për ty, biri im i dashur.

Top Channel