Një 42-vjeçar në Elbasan është arrestuar në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike të ndara në doza të vogla.

Në pranga ka rënë 42-vjeçari I.F., pasi u kap nga policia me dy doza kokaine në qytetin e Elbasanit.

Po ashtu, në banesën e tij është gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 1 peshore elektronike, 2 aparate celulare dhe dozat me kokainë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 42-vjeçari shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Elbasanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel