Kryeministri britanik, Rishi Sunak pritet të shpallë  sot marrëveshjen për emigracionin e cila do të përshpejtojë deportimet e shqiptarëve.

Pas javësh negociatash intensive me shqiptarët në të cilat Sunak ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt, ai do të shpalosë planet për të frenuar fluksin rekord të gomoneve përgjatë Kanalit, sipas Daily Telegraph.

Ai pritet të propozojë që vënia e Shqipërisë në listën e vendeve “të sigurta” të BE-së do t’i hapte rrugën deportimeve të shpejta të emigrantëve shqiptarë.

Downing Street po shqyrton gjithashtu propozimet për kthimin e shqiptarëve që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne që aplikimet e tyre të përpunohen atje për të parandaluar që ata të shfrytëzojnë vonesat prej më shumë se një viti për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Një rekord prej 3,432 shqiptarësh pretenduan se ishin viktima të trafikimit në nëntë muajt e parë të vitit, duke i kthyer ata në shtetësinë më të madhe që aplikon sipas Aktit të Skllavërisë Moderne.

Një ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se 44,867 emigrantë kishin kaluar Kanalin deri më tani këtë vit.

Artikulli i Daily Telegraph

Shqiptarët përbëjnë më shumë se 12,000 ose rreth 30 për qind të emigrantëve të këtij viti.

Sunak e ka bërë të qartë se trajtimi i imigracionit të paligjshëm është një prioritet kryesor, krahas ekonomisë, kostos së jetesës dhe ngarkesave të prapambetura të sistemit shëndetësor.

Kryeministri Edi Rama foli me Sunak në fillim të këtij muaji dhe të dy ranë dakord se duhet të bëjnë më shumë për të trajtuar migracionin e paligjshëm. Ata diskutuan “mbylljen e zbrazëtirave që po parandalojnë kthimin e shpejtë të azilkërkuesve”.

Një ish-ministër i emigracionit tha: Shumë vende evropiane trajtojnë Shqipërinë si automatikisht të sigurt, pavarësisht se jemi të detyruar nga e njëjta konventë për refugjatët dhe detyrimet moderne të traktatit të skllavërisë që jemi ne.

“Nuk ka asnjë arsye pse ne të mos i kthejmë thjesht automatikisht dhe menjëherë të gjithë shqiptarët. Është padyshim një vend evropian i sigurt. Efekti parandalues ​​do të nënkuptonte se së shpejti ata do të ndalonin kalimin e kanalit.”

Robert Jenrick, ministri i imigracionit, tha se Shqipëria ishte “prioriteti numër një” i Home Office, duke shtuar: Është shumë e vështirë të shihet se si shqiptarët mund të kërkojnë me sukses azil këtu në Mbretërinë e Bashkuar. Ne kemi një marrëveshje kthimi, e cila është nënshkruar një vit më parë dhe 1000 shqiptarë janë kthyer tashmë.

Top Channel