Trupat e Indisë dhe Kinës përleshen në kufirin malor sërisht pas dy vitesh

13/12/2022 10:10

India thotë se forcat e saj janë përleshur me trupat kineze në një zonë përgjatë kufirit malor, incidenti i parë midis dy fuqive aziatike të armatosura me armë bërthamore  pas gati dy vitesh.

Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Indisë tha se ushtarët nga të dyja palët pësuan lëndime të lehta në përballje, e cila u zhvillua të premten në sektorin Tawang në territorin verilindor të Indisë të Arunachal Pradesh, një rajon i largët dhe jomikpritës që kufizohet me Kinën jugore.

Kufiri i diskutueshëm 2,100 milje ka qenë prej kohësh burim përplasje midis Nju Delhit dhe Pekinit, me tensionet që u përshkallëzuan ndjeshëm në qershor 2020 kur luftimet midis dy palëve rezultuan në vdekjen e të paktën 24 ushtarëve.

“Përballja që pasoi çoi në një përleshje fizike në të cilën ushtria indiane me guxim parandaloi Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës që të kalonte në territorin tonë dhe i detyroi ata të ktheheshin në postet e tyre”, tha Ministri i Mbrojtjes i Indisë Rajnath

Kina ende nuk ka komentuar mbi qëndrimin. Por Reuters raportoi se një burim i ushtrisë indiane tha se të paktën gjashtë trupa indiane u plagosën.

“Të dyja palët u shkëputën menjëherë nga zona. Komandantët nga të dyja palët kishin mbajtur një takim menjëherë pas për të rivendosur paqen dhe qetësinë”, tha ushtria indiane.

India dhe Kina hynë në luftë për rajonet e tyre kufitare në vitin 1962, duke themeluar përfundimisht LAC (Linja e Kontrrollit Aktual). Por të dy vendet nuk bien dakord për vendndodhjen e saj të saktë dhe të dyja akuzojnë rregullisht tjetrin për tejkalimin e saj ose për të zgjeruar territorin e tyre.

Top Channel