Keni dëgjuar gjë ju?! Kudo po përflitet romanca e re e Dua Lipa-s me reperin Jack Harlow!

13/12/2022 11:59

Shkrimi i një kënge për dikë mund të jetë në fakt një mënyrë e mirë për t’u lidhur me të.

Thuhet se Dua Lipa është në lidhje me reperin Jack Harlow, albumi i fundit i të cilit përmban një përshëndetje për yllin britaniko-shqiptar. Por duket se pasi u takuan personalisht në Brunch të Variety Hitmakers në Los Angeles në nëntor, ajo është bërë e afërt me reperin dhe disa burime kanë pohuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin.

Sipas një burimi, ai ishte shumë i interesuar për një romancë më yllin e muzikës pop. Burime të tjera thonë se ai madje udhëtoi për në New York për t’u takuar me të pas paraqitjes së saj në Z100 Jingle Ball. Dyshja e njohur u panë duke mbërritur veçmas në një restorant në Distriktin Meatpacking për drekë ditën tjetër.

Është thënë se ata po përpiqeshin të mos shiheshin, por nuk ia dolën dot. Lipa së fundmi u komentua për një lidhje dashurie me Trevor Noah, por që nuk kishte asgjë serioze.

“Për mua, ky është viti i parë që nuk kam qenë në një lidhje për një kohë shumë të gjatë. Ka qenë vërtet e mrekullueshme të jesh vetëm dhe mendoj vetëm për veten time dhe jam mjaft egoiste”, tha Dua.

Top Channel