
Aktivistë të djathtë izraelitë u konfrontuan sot me demonstrues të majtë jashtë parlamentit, duke protestuar kundër qeverisë së kryeministrit të paracaktuar Benjamin Netanyahu, me aleatët e tij të djathtë.
Një grumbullim i madh ishte mbledhur në sheshin Habima në qendër të Tel Aviv ku protestuesit u binin daulleve e trumpetave me pankarta anti-Netanyahu.
Netanyahu është ndërkohë në gjyq për mashtrim, pranim rryshfeti dhe rolin e tij në një seri skandalesh.
Demonstruesit kanë mbajtur protesta të përjavshme muajt e fundit duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Por Netanyahu ka mohuar akuzat dhe kundër-akuzon protestuesit duke i quajtur “të majtë” e “anarkistë”.
Marshimet raportohet se janë nxitur dhe nga politikat e ashpra të izolimeve arbitrare të pandemisë nga qeveria, që kanë sjelle rritje të çmimeve dhe inflacionit.
Top Channel