Një ‘ishull’ rrethor pluskon e rrotullohet në Argjentinë, dhe askush nuk e di përse (foto-video)

12/12/2022 21:43

Në parkun kombëtar Ciervo de los Pantanos, në Argjentinë ka një copë mahnitëse toke rreth 120 metra në diametër, në formë thuajse të plotë rrethore.

Duke qëndruar çuditërisht në sipërfaqe te ujit e duke u rrotulluar në aksin e saj, toka ngjan me një fazë të eklipsit të hënës, ose me një formë syri, dikush mund të thotë.

Vendasit e quajnë atë ‘El Ojo’ dhe nuk është i vetmi ishull pluskues në tokë, pasi ka të ngjashëm dhe në kombe të tjera si Finlandë, Turqi, Itali, Rumania e Ukraine, por ky në Argjentinë është i veçantë prej faktit që rrotullohet vazhdimisht.

‘El Ojo’ do të thotë “Ishulli Sy” dhe është një fenomen që besohet se është zbuluar nga regjizori vendas Sergio Neuspiller.

Ai ishte duke kërkuar një vendndodhje për filmin e tij mbi aktivitetet “paranormale”, kur zbuloi ishulli në deltën e lumit në park.

Të dhënat tregojnë se ishulli gjendet në deltën e lumit Paraná që prej vitit 2003, dhe besohet se është formuar nga rryma që e bëjnë të jetë gjithë kohën në lëvizje, edhe pse është e vështirë ta dallosh me sy të lirë.

Për ata që kërkojnë ta zbulojnë vetë fenomenin, parku është rreth një orë larg me makinë nga kryeqyteti Buenos Aires.

Në të mund të shkohet gjithashtu me tren dhe autobus ose mund të konsultoheni me rrjetin Visit Argentina për më shumë informacion.

FOTO GALERI
1/5
Duke qëndruar çuditërisht në sipërfaqe te ujit e duke u rrotulluar në aksin e saj, toka ngjan me një fazë të eklipsit të hënës, ose me një formë syri

Top Channel