Plani prej pesë pikash i Sunak kundër emigracionit të paligjshëm/ Oficerët e Home Office në Aeroportin e Tiranës

13/12/2022 14:09

“Mjaft është mjaft”, kështu tha kryeministri britanik Rishi Sunak teksa bëri publik planin e ri të qeverisë së tij që përshpejton largimin e azilkërkuesve shqiptarë nga Britania e Madhe.

Rishi Sunak tha se “shumica dërrmuese” e shtetasve shqiptarë që mbërrijnë në Britaninë e Madhe pa viza do të largohen menjëherë në atdheun e tyre sipas rregullave të reja të ashpra.

Plani i Sunak në tërësi ka 5 pika kyçe : aty thuhet se punonjësit e Home Office, të paktën 400 të tille, do të futen në aeroportin e Tiranës për të punuar me autoritetet lokale me qëllim shkatërrimin e bandave të krimit të organizuar.

Plani i i ri thotë se Shqipëria është një vend i sigurt, dhe se do të ketë një rritje kërkesash që dikush duhet të plotësojë për t’u kualifikuar si viktimë e skllavërisë moderne.

Gjithashtu, emigrantët që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar do të strehohen në ish-blloqe akomodimi studentësh, vende ushtarake të papërdorura dhe parqe pushimi, në vend të hoteleve.

Plani parashikon gjithashtu se do të ketë një komandë operacionale të re të dedikuar për të parandaluar afrimin e varkave në kanal.

Gjithashtu numri i punonjësve të çështjeve të azilit do të dyfishohet dhe sistemi elektronik do të riformatohet për të shkurtuar sasinë e kohës që duhet për të përpunuar kërkesat e azilit, duke synuar kështu heqjen e ngarkesës së mbetur deri në fund të vitit të ardhshëm

“Zgjidhja nuk duhet të jetë vetëm ajo që funksionon, por ajo që është e drejtë”, tha Sunak. “Është e padrejtë që njerëzit vijnë këtu ilegalisht.”

Ky vendim vjen pas një viti me një numër rekord njerëzish që bëjnë kalime të rrezikshme në Kanal me varka të vogla për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar, sipas qeverisë britanikë një e treta janë shqiptarë.

Top Channel