E hënë, 06 Qershor 2022
09:54
Real Madrid–PSG, tjetër duel në merkato, mesfushori francez bëhet “mollë” sherri

Aurelien Tchouameni është në qendër të merkatos, me futbollistin e Monacos, i cili është në “dilemë” për të ardhmen.

09:45
Si mund të sekuestrohen paratë e oligarkëve rusë?

Komisioni i BE-së propozoi rregulla të reja për të lehtësuar shpronësimin e pasurive të krijuara me aktivitete ilegale që synojnë marrjen e masave edhe ndaj oligarkëve rusë.

09:40
Rinovohet pakti me Greqinë/ Tirana dhe Athina zgjasin me pesë vite paktin e miqësisë

Greqia dhe Shqipëria kanë rënë dakord të rinovojnë edhe me pesë vite të tjera Paktin e Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë midis dy vendeve .

09:34
Dita e tretë në flakë! Vijon zjarri në ishullin e Sazanit, Mbrojtja: Situata kritike, tymi i krijuar rrezikon qëndrimin në zonë

Në ditën e tretë të zjarrit në Ishullin e Sazanit situata vijon të jetë shqetësuese. Zjarri vijon të jete aktiv në një sipërfaqe te konsiderueshme në pjesën lindore të ishullit përball qytetit të Vlorës.

09:20
Tetë raketa drejt Kim Yong Un, SHBA e Koreja e Jugut: Mos guxoni të na provokoni

Tetë raketa me rreze të shkurtër veprimi lëshuan brenda tridhjetë minutash nga rajoni Sunan, pranë kryeqytetit të Koresë së Veriut, Phenian, në Detin e Japonisë, Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.

09:13
Emri/ Ishte shpallur në kërkim, vihet në pranga 27-vjeçarja në Tiranë

Një 27-vjeçare e shpallur në kërkim është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë.

09:04
Britania sfidon Putin: Kërcënoi Kievin me bombardime, Londra nis raketat

Në një lëvizje që shihet si sfidë ndaj kërcënimeve të Vladimir Putin për rikthimin e bombardimeve ndaj Kievit nëse vazhdon furnizimi i Ukrainës me armë nga perëndimi, Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do të nisë raketat e para me rreze të gjatë veprimi në vendin e gjendur që prej muajit shkurt nën agresionin rus.

08:57
Lëkundje tërmeti në vend! Ja ku ishte epiqendra

Shqipëria është lëkundur sërish nga tërmeti mëngjesin e sotëm, ku rreth orës 04:16 sipas raportimeve ka pasur lëkundje me magnitudë 4.0 ballë të shkallës rihter.

08:44
Zelensky: Dje vizitova trupat ushtarake në vijën e frontit Luhansk-Donetsk

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë me dije se ka vizituar ditën e djeshme trupat në disa nga pozicionet më të bombarduara të vijës së parë.

08:28
Putin paralajmëron Perëndimin: Nëse furnizoni Ukrainën me raketa, do të ashpërsojmë sulmet e rënda

Rusia po rrit presionin ndaj Ukrainës duke qëlluar me raketa Kievin dhe me kërcënime të reja të kreut të Kremlinit, Vladimir Putin.

08:15
Lavrov nuk shkon dot në Serbi: Vendet përreth i mbyllin hapësirën ajrore

Po pritej me fanfarë ndalesa dy ditore e ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi. Por Bullgaria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut i kanë refuzuar avionit qeveritar rus kalimin në hapësirën e tyre ajrore, duke e detyruar kësisoj shefin e diplomacisë ruse të anulojë vizitën e tij në Beograd, që duhet të niste sot. 

08:10
U arrestua disa ditë më parë, zyra e noterit në Sarandë përfshihet nga flakët (akuza)

Një zyrë në pronësi të noterit Aleko Anagnostini është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

07:58
Mot i nxehtë gjatë paradites, pasditja vjen me surpriza! Parashikimi për sot

Orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin por duke ju afruar pasdites priten grumbullim i vranësirave duke gjeneruar shira konvektivë, në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore si edhe zona të izoluara në qendër të territorit.

E diel, 05 Qershor 2022
23:35
Saranda pa energji elektrike

Qyteti i Sarandës ka mbetur pa energji elektrike këtë të diel.

23:05
Mbyllen festimet e Jubileut/ Mbretëresha Elisabeth II përshëndet turmat pas mungesave për arsye shëndetësore

Mbretëresha Elizabeta II u shfaq në ballkonin e Buckingham Palace këtë të diel për të përshëndetur turmat e mëdha që ishin mbledhur për përmbylljen e festimeve katër ditore të Jubileut të saj të Platintë. 

22:59
Ish-Presidenti Alfred Moisiu takim me kreun e ri të shtetit, Bajram Begajn

Presidenti i ri i vendit votuar me 78 vota nga Kuvendi i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim jozyrtar me ish-presidentin Alfred Moisiu.

22:44
Përveç ujit, 6 këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Tashmë dihet se dielli i nxehtë mund t’i bëjë keq kujtdo, veçanërisht të rinjve ose atyre që djersiten shumë, duke ju bërë të humbisni sasi të mëdha të ujit në trup.

22:21
Mariah Carey paditet 28 vjet pas publikimit të këngës “All I Want for Christmas is You”!

Këngëtarja e njohur Mariah Carey është paditur së fundmi për shkelje të të drejtave të autorit për mega-hitin e saj të Krishtlindjeve të vitit 1994, “All I Want for Christmas is You”.

22:20
Pas peticionit për largimin e Amber Heard nga “Aquaman” tani kërkohet që avokatja e Johnny Depp ta zëvëndësojë atë!

Më shumë se 2000 njerëz kanë nënshkruar një peticion për të kërkuar avokaten e Johnny Depp, Camille Vasquez që të zëvendësojë Amber Heard në vazhdimin e ardhshëm të filmit “Aquaman”.

22:07
I thua shëndet e ta merr për plaç, shenja më “e akullt” e zodiakut!

Pjesëtarët e kësaj shenje të zodiakut janë të bindur se janë të pazëvendësueshëm, janë të pandjeshëm dhe inatçi, kritikë dhe urrejtës të çdo gjëje.

21:59
Me një foto, Ilda Bejleri konfirmon se është në pritje të ëmbël

lda Bejleri është një nga prezantueset më të njohura për sa i përket emisioneve sportive në vendin tonë.

21:46
Ankthi i mëngjesit, nga se shkaktohet dhe si ta përballoni

Ankthi është një gërshetim i ndërlikuar emocionesh negative që përfshijë frikën e tepruar, shqetësimin apo panik të lehtë.

21:14
Fëmijët e Tiranës “pushtojnë” Parkun Rinia, Veliaj: Kopshtet dhe çerdhet e Tiranës janë historia më e bukur e qytetit

Kjo ishte një e diel krejt ndryshe për fëmijët e kopshteve të Tiranës. Sot Parku Rinia ishte më i mbushur se kurrë me zërat e fëmijëve, që iu bashkuan nismës “Tirana në sytë e fëmijëve”, një mundësi që fëmijët të shprehnin me duart e tyre se si e shikojnë ata të ardhmen e qytetit ku jetojnë.

21:12
Përurohen fushat e reja te futbollit në Kombinat, Veliaj: Pavarësisht bindjeve politike, të punojmë bashkë që Tirana të ecë përpara

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në perurimin e kompleksit të ri të fushave futbollistike në Kombinat, ku u luajt edhe një minikampionat mes moshave U-11.

20:53
Zjarri në ishullin e Sazanit ende aktiv/ Kërkohet ndihmë nga ajri, rrezik shpërthimi i municioneve

Zjarri në ishullin e Sazanit vijon ende të djegë pyllin me pisha, duke rrezikuar shpërthimin e municioneve në zonë.

20:41
Papa Françesku sërish thirrje për luftës: Mos e çoni njerëzimin në rrënim

Papa Françesku bëri sërish thirrje të dielën  për “negociata të vërteta” në Ukrainë, gjatë lutjes në Sheshin e Shën Pjetrit.

20:30
Ndeshja kundër Islandës/ Reja rikthehet në vendin ku nisi punën si trajneri i kuqezinjve

Pas 24 orësh në Islandë skuadra edhe pas seancës të së shtunës ka mundur të ambientohet e të qetësohet pas udhëtimit të gjatë.

20:25
Rikthehen bombat në Kiev/ Putin: Do hedhim të tjera nëse ju ndihmon Perëndimi me armë

Pasi e kishte kursyer për disa javë, Rusia iu rikthye bombardimeve të kryeqytetit ukrainas, Kiev.

20:21
Koshat nëntokësorë/ Vendosen në Tiranë kazanët e parë për mbetjet

Tirana do të përdorë një teknologji të re për grumbullimin  dhe diferencimin e mbetjeve.

20:14
Tuneli i Skërficës gati/ Do hapet për qarkullim më 2 korrik në Kardhiq-Delvinë

Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit rrugor Kardhiq-Delvinë pritet të jetë gati për qarkullimin e mjeteve duke nisur nga 2 korriku.

20:10
Të dehura në timon/ Shtohen gratë përdoruese të alkoolit dhe drejtuesit e transportit publik

Përdorimi i alkoolit në drejtimin e mjetit ka qenë një problem shqetësues por së fundmi është vënë re një risi.

20:10
Trafik i rënduar në Vlorë, pushuesit kthehen nga plazhi

Trafik i rënduar është krijuar edhe në bregdetin e Vlorës.

20:03
Rrushi i eksportit/ Nga Italia në Gogolas, fermeri  u kthye të investojë në atdhe

Romeo Mile, në vitin 1994 u largua nga Shqipëria me mendimin për tu mos u kthyer më në vendlindje. 

19:54
Bizneset e teknologjisë/ Në 2021 u hapën më shumë në fushën e teknologjisë së informacionit

Pandemia përveç se ndryshoi zakonet e të përditshmes ndikoi edhe në mënyrën e të bërit biznes.

19:51
Dosjet pushtojnë gjykatat/ Apeli në ngërç, mijëra çështje në pritje

Fashikuj gjyqësorë ngado. Mbi tavolinë, në sirtare, në dollap, mbi dollap, në tokë .

19:43
Shtrenjtohen sufllaqet në Greqi/ Për shkak të krizës u shtrenjtua me 30 % nga një vit më parë

Në të njëjtën ditë që Eurostat bëri me dije shifrën e re rekord të inflacionit në Greqi për 29 vitet e fundit, duke shkuar në 10.7% në muajin maj nga 9,1% në prill, agjencia e lajmeve Reuters i kushton një prej reportazheve të saj, shpërthimit të çmimeve të shitjes së suvlakit të famshëm grek, ushqimi më i shpejtë dhe i shijshëm i rrugës, për vendasit dhe turistët.

19:39
Arrestohen grabitësit e bankës/ Pas një muaji kapen 3 kushërinjtë që morën me armë miliona lekë në Koplik

Ky është moment kur më 9 maj, 3 persona të veshur me të zeza me maskë në fytyrë dhe të armatosur me kallashnikov grabitën filialin e një banke në Koplik.

19:38
Mijëra subjekte ende pa fiskalizim/ Pas 30 qershorit fillojnë gjobat

Fiskalizimi nis fazën e dytë më 1 korrik për transaksionet pa para në dorë ndërmjet bizneseve, për t’u shtrirë më pas nga 1 shtatori edhe te fasha e fundit biznes-konsumator për transaksionet me para në dorë.  

19:28
“Sezonin tjetër bashkohem me ju”, Abraham zbulon pa dashje rikthimin në Angli

Tammy Abraham jep sinjale rikthimi në Premier League. Nga grumbullimi me përfaqësuesen angleze, ka dalë së fundi një video, me sulmuesin që përshëndetet me mbrojtësin e Liverpoolit, Alexander-Arnold dhe lëshon batutën që po bën xhiron e botës.

19:20
Makina përplas këmbësorin, dërgohet në spital 42-vjeçari në Vlorë

Pasditen e sotme një 42-vjeçar me iniciale E. H. është aksidentuar nga një mjet i paidentifikuar në Vlorë.

19:20
Katar 2022/ Paralajmërimi i frikshëm, dënim me vdekje për tifozët që do kontrabandojnë kokainë

Tifozët që do tentojnë të kontrabandojnë kokainë në Katar gjatë zhvillimit të Kupës së Botës mund të përballen me dënimin me vdekje.

19:15
A skadojnë erëzat? Si ta kuptoni kur janë të prishura

Erëzat janë një nga delikatesat më të mira të kuzhinës, pasi dhurojnë shumë aromë dhe shije.

19:13
Pushuesit kthehen në shtëpi, trafik i rënduar në disa akse të Lezhës

Gjatë orëve të pasdites disa akse rrugore në Lezhë janë rënduar nga trafiku.

19:10
I habiti të gjithë te Manchester United, Ten Hag-ut i vendosin pseudonimin e veçantë

Erik ten Hag i ka habitur të gjithë te Manchester United, ndonëse ka vetëm rreth dy javë që ka nisur punën me skuadrën dhe për këtë arsye ai ka fituar një pseudonim shumë të veçantë.

19:00
Inter e tepron me çmimin e mbrojtësit/ Tottenham “hedh grepat” te finalisti i Tiranës

Të shtyrë edhe nga trajneri Antonio Conte, drejtuesit e Tottenham po këmbëngulin çdo ditë e më shumë për të transferuar në ishull, Alessandro Bastonin. 23-vjeçari mund të konsiderohet si një zbulim i teknikut italian në periudhën kur drejtonte zikaltërit, ndaj kërkon që të ribashkohet me lojtarin e kombëtares italiane.

18:50
5 mënyra të zgjuara si të mos çoni dëm ushqimet

Asgjë nuk duhet të shkojë dëm në kuzhinën tuaj!

18:41
Nadal “mbret”, shkëputet me dy tituj nga Federer dhe Djokovic

Rafael Nadal shkruan një tjetër kapitull në historinë e tenisit duke festuar titullin e Roland Garros, trofeun e 14-të në karrierë.

18:36
Shakira gjen Piquen në krevat me vajzën që e tradhtoi/ Zbulohen detaje të reja rreth identitetit të saj

Këngëtarja me famë botërore, Shakira dhe futbollisti spanjoll, Gerard Pique i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Pas 12 vitesh çifti janë ndarë dhe shkaku ka qenë tradhtia e futbollistit të Barcelonës.

18:29
Fotot/ Dizenjot që s’duhet të mungojnë në gardërobën tuaj këtë verë

Vera ka ardhur, temperaturat janë të larta dhe shumë prej jush mund të jeni ne plazh në këto momente.

18:19
Kendall Jenner zbulon sekretin e bukurisë/ Si të përgatisni maskën e fytyrës

Kendall Jenner është një prej modeleve më të pëlqyera për linjat trupore dhe bukurinë e saj natyrale.

18:01
Ramush Haradinaj rizgjidhet në krye të AAK-së

Ramush Haradinaj është rizgjedhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

18:00
United i “heq gradat” Maguire/ “Djajtë e Kuq” zgjedhin kapitenin e ri

David de Gea do të bëhet kapiteni i ardhshëm i Manchester United dhe për këtë ai ka mbështetjen e shokëve të skuadrës. Trajneri i ri Erik ten Hag është nën presion për të hequr shiritin nga kapiteni aktual Harry Maguire pas një sezoni të dobët.

17:53
“Bileta” e fundit për në Katar 2022, formacionet zyrtare të Uells-Ukrainë

Botërori “Katar 2022” do të luhet në nëntor dhe tashmë ka mbetur vetëm një “biletë”, që kërkohet nga Uellsi dhe Ukraina, me dy skuadrat që do përballen sot në orën 18:00.

17:44
Ishulli i Sazanit në flakë, terreni vështirëson situatën (Pamjet)

Situata në ishullin e Sazanit mbetet problematike, ndërsa flakët po vijojnë të djegin pemët dhe shkurret.

17:43
“Bëra çfarë munda”/ Rusët që protestojnë kundër luftës

Vetëm disa mijëra rusë kanë protestuar publikisht kundër pushtimit të Ukrainës, duke rrezikuar që të arrestohen, të gjobiten, të burgosen, apo të largohen nga vendet e punës dhe vetëm që të mbajnë një qëndrim parimor kundër agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.

17:34
Hap pas hapi, si u grabit banka në Koplik nga tre autorët me kallashnikovë të kamufluar me maska Halloween-i (VIDEO E PLOTË)

Top Channel ka siguruar videon ekskluzive të grabitjes së filialit të një banke në Koplik të ndodhur më 9 maj.

17:25
Fluksi i madh i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës, policia jep detajet për të shmangur trafikun

Fluksi i madh i automjeteve që kthehen për në Tiranë ka sjellë një trafik të rënduar në autostradën Tiranë-Durrës.

17:10
Evra në krah të Ronaldos: Xhelozët flasin kundër tij, edhe Salah dështon në Old Trafford

Sezoni i Manchester United ishte i mbushur me shumë kritika teksa skuadra nuk ia doli të kualifikohej për në Champions League.

17:02
City nuk bën “skonto”/ The Citizenz “ngrijnë buzëqeshjen” e Newcastle

Manchester City ka përcaktuar vlerën e Nathan Ake i cili në sezonin e ardhshëm pritet të përjetojë një aventurë larg Etihad Stadium.

16:38
Ishulli i Sazanit “pushtohet” sërish nga flakët (Pamjet)

Ishulli i Sazani është përfshirë nga flakët këtë të dielë. Ka marrë flakë pjesa lindore e ishullit  dhe vendi i quajtur “Plazhi i gjeneralit”, duke djegur pisha dhe shkurre.

16:24
Danish Jukniu, artisti i ngjyrave sot në “Exclusive” ora 20:15

Danish Jukniu ishte ai njeri që dinte ta shihte botën fshehurazi, nga diku larg syrit vigjilent të mjedisit.

16:23
Video Ekskluzive/ Momenti i grabitjes së bankës në Koplik, autorët me maskë Halloween-i kërcënojnë punonjësit me armë

Top Channel ka siguruar videon ekskluzive të grabitjes së një banke në Koplik të ndodhur më 9 maj.

16:06
Turqia neutralizon 16 “terroristë” në veri të Sirisë

Ushtarët turq kanë “neutralizuar” 16 “terroristë” të forcave kurde të Njësive të Mbrojtjes Popullore (YPG) në veri të Sirisë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Ankara.

16:06
Grabitja e bankës në Koplik, momenti kur polumbarët e RENEA-s evidentojnë njërën nga armët e përdorura

Polumbarët e RENEA-s, gjatë kërkimit në vendin e quajtur “Syri i Sheganit”, degëzim i liqenit të Shkodrës, evidentuan me kamera nënujore, në thellësi gati 30 metra, njërën nga armët që autorët përdorën gjatë grabitjes së filialit të bankës në Koplik në Malësi të Madhe.

16:00
59 qytetarë të infektuar me COVID në 24 orët e fundit, 5 pacientë në spital

Pesë të infektuar me COVID po marrin trajtim në spital, ndërsa vendi ynë prej javësh nuk ka pasur viktima.

15:57
Trajneri i Real Madrid, Pablo Laso pëson infarkt

Trajneri i Real Madrid, Pablo Laso ka pësuar infarkt këtë të diel.

15:35
Ndihen lëkundje tërmeti, epiqendra në Durrës

Lëkundje tërmeti janë ndierë pak minuta më parë në Durrës. Tërmeti ishte 3.8 ballë me thellësi 10 kilometra. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.

15:30
Kriza financiare te Barcelona, klubi shpreson që Pique të tërhiqet nga futbolli

Barcelona është një nga klubet që aktualisht po vuan më së shumti krizën financiare e cila ka detyruar drejtuesit të ndërmarrë disa masa.

15:20
Kazakistani në referendum për ndryshim të madh kushtetues

Votuesit e Kazakistanit po votojnë në një referendum kushtetues për të cilin presidenti Qasym-Zhomart Toqaev ka thënë se do ta zhvendosë vendin nga një “formë superpresidenciale e qeverisjes në një republikë presidenciale me një parlament të fortë”.

15:18
“Fundi i kampionatit zhgënjyes”/ Szczesny komenton për Arsenalin, ish-skuadrën e tij

Wojciech Szczesny ka shprehur zhgënjimin e tij për ish-klubi e Arsenalit që në katër ndeshjet e fundit humbi mundësinë për t’u kualifikuar në Champions League.

15:10
De Ligt paralajmëron Juventus: Dy herë në vend të katërt, kërkoj më të mirën!

Dy sezonet e fundit kanë rezultuar tejet zhgënjyese për Juventusin si në Europë, po ashtu edhe në kampionat. Tashmë, Zonja e Vjetër nuk është më padrone e Serisë A dhe dy edicione me radhë i ka mbyllur në vendin e katërt, shumë larg pritshmërive të tifozëve.

15:02
Nkunku nga më të kërkuarit në Europë/ Premier League “çmendet” për francezin

Mesfushori i Leipzig, Christopher Nkunku është një nga lojtarët më të kërkuar në Europë dhe me mjaft perspektivë për të ardhmen ndërsa ka shkëlqyer në këtë sezon të Bundesligës.

14:57
“Mbledhja e mbetjeve në qytet me kazanë të rinj nëntokësor”/ Rama: Pastrimi është civilizim

Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar se në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, në Tiranë janë vendosur kazanë të rinj nëntokësorë që nuk ndotin ambientin dhe i hapin rrugë ndarjes së mbetjeve.

14:45
Vodhi makinën peshkatarit dhe qëndroi 4 ditë para bankës, ja si u ideua grabitja në Koplik

Grabitja e 18 milionë lekëve nga një bankë e nivelit të dytë në Koplik më maj të këtij viti u ideua dhe zbatua nga 22-vjeçari Bekim Gurraj.

14:41
Vendosen kontenierët e parë nëntokësorë, Veliaj: Nisim një revolucion për pastrimin e Tiranës, Politika s’duhet të ngatërrohet me pastërtinë e qytetit

Dy kontenierët e parë nëntokësorë për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve, të vendisur në sheshin “Sulejman Pasha”, shënuan fillimin e pilotimit të teknologjisë së re për pastrimin e Tiranës.

14:36
OBSH konfirmon 780 raste të lisë së majmunëve në 27 vende

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi të dielën 780 raste të lisë së majmunëve në 27 vende të botës.

14:34
“Fustani i hakmarrjes”, Shakira njësoj si Princeshë Diana/ Mesazhet e koduara të tradhtisë së Piques (Foto)

Shakira u shfaq në Festivalin e Kanës e veshur me një fustan të zi, i ngjashëm me atë të Princesh Dinaës, por ajo nuk ishte e shoqëruar nga Pique. Mungesa e futbollistit të Barcelonës tërhoqi shumë vëmendjen, por askush se mendonte që gjërat mund të kishin përfunduar mes çiftit.

14:23
Firmosi dekretin për dorëheqjen e Begajt, Meta sqaron vendimin: Kushtetuta e para

Presidenca ka reaguar në lidhje me firmosjen e dekretit ditën e djeshme për lirimin nga detyra të Bajram Begajt, i cili mbante postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, që hapi debate dhe u cilësua si një veprim anti-kushtetues.

14:19
Vuante nga problemet e shëndetit mendor, kërkohet prej ditësh 33-vjeçari në Lushnje

Këtë të dielë është bërë një denoncim në Komisariatin e Policisë së Lushnjes, nga 40-vjeçarja me iniciale  A. P., për largimin e kunati i saj, 33-vjeçarin me iniciale E. P., nga banesa e tyre në fshatin Arrëz.

14:19
Dhunë dhe mosrespektim i rregullave të drejtimit, gjashtë persona në pranga

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. H., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. K. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit […]

14:11
Ushtruan dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë dy persona në Bulqizë dhe Burrel

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. D., 39 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas, në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij duke i shkaktuar dëmtime trupore. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisaritin e Policisë Mat, […]

14:01
Nis sezoni i “luftës” me zjarret në Greqi, flakët pushtojnë Athinën

Zjarrfikësit grekë të dielën po luftonin me një zjarr për të dytën ditë pranë dy periferive të Athinës.

13:52
Mbrojtja ruse: Raketat tona shkatërruan tanke dhe automjete të blinduara në Kiev

Ministria e Mbrojtjes ruse ka bërë me dije ditën e sotme se raketat ruse shkatërruan tanke T-72 dhe automjete të tjera të blinduara pranë Kievit që ishin furnizuar nga vendet e Evropës Lindore në Ukrainë. 

13:31
Si mund të marrë fund lufta në Ukrainë?

A ka shanse për armëpushim? Fokusi i Putinit aktualisht është përqëndruar tek lindja e Ukrainës. Sipas analistëve Rusia mund t’i ndalë luftimet, vetëm nëse merr plotësisht rajonet e Donjeckut dhe Luhanskit.

13:30
Buffon hoqi dorë nga finalja dhe “kërcënoi” trajnerin/ Historia e veçantë mbi legjendën italiane

Tashmë që është në moshën 43-vjeçare, historinë e Gianluigi Buffon e njohin të gjithë. Gardiani respektohet nga pjesa më e madhe e opinionit sportiv për legjendën që është shndërruar falë talentit, punës dhe sukseseve të arritura në fushë. Megjithatë, një aspekt për të cilin Buffon dallohet është edhe sjellja prej lideri në fushë, por edhe jashtë saj. Të qenurit një lider duket se për Buffon është diçka e lindur pasi vendime të cilat kërkojnë karakter të fortë i ka marrë edhe kur ka qenë në moshë fare të re.

13:30
“Faraoni” edhe një vit në “Anfield”, për t’i mbajtur premtimin e dhënë Barcelonës

Mohamed Salah konfirmoi para finales së Champions League se do të vazhdojë edhe një sezon te Liverpooli. Por pas qershorit 2023, e ardhmja e tij nuk dihet. Vetë futbollisti e ka lënë në ajër me një “ta shohim”.

13:21
S’ka qetësi në SHBA! 3 të vdekur pas një sulmi me armë

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur  pas të shtënave masive me armë  në Philadelphia gjatë të shtunës mbrëma.

13:20
Bale flet për karrierën post-Real: Kam një lumë ofertash…

Gareth Bale, i cili pas 30 qershorit do të jetë lojtar i lirë, i ka dhënë lamtumirën Real Madridit këtë javë me një letër emocionuese. Ka spekulime që përvoja me “Los Blancos” do të jetë e fundit e karrierës së uellsianit.

13:15
Çmendet moti! Përmbytet Majemi, stuhi breshëri në Francë

Kërcënimi i parë i sezonit të uraganeve në Florida përmbyti pjesën jugore të shtetit, duke lënë pas rrugë të përmbytura, shoferë që kërkojnë ndihmë nga makinat e bllokuara dhe madje edhe një derdhje të ujërave të zeza.

13:10
Fitorja ndaj Islandës, gur themeli për arritje pamenduara më parë

Nis një edicion i ri, nën shenjën e ngjyrave kuqezi, me më tepër ëndrra dhe me më shumë shpresa. Në Rejkjavik, kombëtarja do të nisë rrugëtimin e saj në Nation League, që kurrë më parë nuk merr kaq shumë vlerë për kuqezinjtë për të arritur Europianin e ardhshëm.

12:56
Zemra nuk është më problem/ Ten Hag sfidon Conten dhe synon marrëveshjen me Christian Eriksen

Manchester United dëshiron shërbimet e Christian Eriksenit pas rikthimit spektakolar të danezit në Premier League. Kështu raporton “Mirror”, që shpjegon se si trajneri i ri i “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag, do të dëshironte ta niste procesin e revolucionarizimit të skuadrës duke nisur që nga mesfusha.

12:55
Video/ Kaos në Athinë, 29-vjeçari kërcënon me thikë e sëpatë kalimtarët

Policia greke ka neutralizuar një 29 vjeçar i cili kërcënonte me sëpatë dhe thikë kalimtarët .

12:48
Zverev zbulon gradën e dëmtimit, problemi më i rëndë nga sa parashikohej

Do të duhej të ishte një gjysmëfinale historike ajo në Roland Garros mes Rafael Nadal dhe Alexander Zverev. Të dy tenistët kishin treguar një formë të shkëlqyer gjatë turneut francez dhe diçka e tillë u pasqyrua edhe në përballjen mes tyre, mirëpo teksa luhej fundi i setit të dytë, gjermani pëson një dëmtim të frikshëm në kavilje.

12:43
Dita e Mjedisit, Tirana prezanton teknologjinë e re me kazanë nëntokësorë për mbetjet, Veliaj: Histori suksesi, Non gratat të merren me hallet e tyre

Për herë të parë, Tirana do të përdorë një teknologji të re për grumbullimin dhe diferencimin e mbetjeve. Mbetjet nuk do të hidhen më në koshat ku jemi mësuar deri më tani, por në kontejnerë nëntokësorë, të cilët nuk krijojnë papastërti përreth tyre dhe shmangin aromat e këqija, sidomos në verë.

12:37
Vepra të ndryshme penale/ Një person i arrestuar dhe një i proceduar penalisht në Pogradec

Një 32-vjeçar me iniciale A. H., banues në fshatin Dardhas të  Pogradecit  është arrestuar, pasi po drejtonte mjetin tip “Nissan” pa targa në afërsi të kësaj zone. Mbi të rëndon akuza e “Drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt”.

12:33
“Vjosa forever”! Koncert në Tepelenë në mbrojtje të lumit

Në Tepelenë u mbajt koncerti Vjosa Forever eventi më  madh sensibilizues për mbrojtjen e lumit Vjosa.

12:25
Një ditë pas zgjedhjes, Bajram Begaj takohet me ish-Presidentin Moisiu

Presidenti i sapo zgjedhur Bajram Begaj një dite pasi mazhoranca miratoi ne Kuvend kandidaturën e tij, ka zhvilluar një takim jo zyrtar me ish-Presidentin Alfred Moisu.

12:19
Bullizmi që vret, Psikologët: Të trajtohet viktima por edhe agresori

Bullizmi është fenomeni i talljes, përqeshjes dhe vënies në lojë të tjetrit. Psikologët thonë se të dyja palët, si ai që mendon që është më i fortë, ashtu edhe viktima duhen trajtuar.

12:12
Korsi për autobusët, shoqata e transportit publik e kërkon për të shmangur aksidentet

Muajt e fundit kanë qenë të shpeshta rastet e autobuseve të linjave funksionale në kryeqytet që janë përfshirë në aksidente.

11:45
Trafik i rënduar në akset kryesore të qytetit të Vlorës

Dyndja e pushuesve vendas dhe të huaj drejt Vlorës ka sjellë paralizim të qytetit.