08:50
Xavi: Pikë të arta, jemi kandidatë për fitimin e La Ligas
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández, është shprehur i kënaqur me fitoren e katalanasve (1-0) këtë të diel, në Madrid, në stadiumin “Wanda Metropolitano”, kundër Atléticos, në klasiken që mbylli javë e 16-të të La Ligas dhe që i dha mundësi “blaugranave” të shkëputen në renditje me tri pikë më shumë se Reali (41/38).