Takimi në studio pas disa ditëve pushim mes Mateos dhe Edës nisi me komplimente nga ana e Mateos.

Ajo që ra më shumë në sy në këtë takim ishte pretendimi dhe ‘presioni’ nga të tjerët që Mateo duhet të deklarohet për Edën, ku ai u shpreh se pëlqimi i tij i vetëm është Eda por akoma nuk ndihet gati që të deklarohet për të.

“Pëlqimi im i vetëm është Eda”, tha Mateo nga që gjitha vajzat por refuzoi të deklarohet.

Mateo theksoi egon e lartë mes të dyve ndërsa Eda vijoi me kokfortësinë dhe krenarinë e saj.

Në takim ndërhyri edhe opinionistja Neda e cila u bëri disa pyetje, për të bërë më të qartë “lidhjen” që dy konkurrentët kanë me njëri-tjetrit e për të vendosur në një farë mënyre pikat mbi “i”.

Neda: A është Mateo djali më i bukur në studio?

Eda: Po

Neda: A është djali me karakterin më të fortë?

Eda: Po

Neda: A është Eda që ta jep këtë buzëqeshjen, ndërsa Mateo tha që ka ndikim.

“Mendoj që jeni bërë për njeri tjetrin”, doli në përfundim Neda.

Më pas nis diskutimi mes Edës, Nedës, Arjanit, Viktorit dhe Borës të cilët donin të dinin se kush është arsyeja që Mateo nuk deklarohet.

“Pse nuk deklarohesh”, e pyet Eda.

“Çështje sigurie”, përgjigjet Maeto i cili mori kundërshtim nga Arjani, ku akuzoi se po gënjen veten dhe nuk është i vërtetë, ndërsa i dha disa këshilla.

 

Top Channel