Kapet spiuni gjerman që i dërgonte Rusisë dosjet britanike për Ukrainën (fotot)

09/01/2023 16:19

Një agjent i dyfishtë gjerman besohet se ka kaluar dosjet e inteligjencës britanike për luftën në Ukrainë, te zyrtarë të Kremlinit.

Krerët e inteligjencës raportohet se janë të tërbuar nga pretendimet se dosjet sekrete janë shpërndarë nga i dyshuari quajtur Carsten L, i cili kishte pasur më parë rol në agjencinë e inteligjencës së huaj BND.

Zyrtari u arrestua më 21 dhjetor me akuza tradhtie pasi dokumenti i inteligjencës gjermane u gjet mes të dhënave për Rusinë të një shteti tjetër.

Eksperti gjerman Erich Schmidt-Eenboom, i agjencisë së inteligjencës BND, tha për të përditshmen britanike Sunday Telegraph se skandali mund të kishte pasoja të thella në marrëdhenien e inteligjencës gjermane me partnerët e huaj.

Britania thotë se tashmë po merr në konsideratë nëse mund të këmbejë informacione konfidenciale me BND, shkruan rrjeti londinez Metro.

Gjermania nuk është shprehur për daljen e informacionit por ekspertë thonë se Carsten L mund të ketë qenë objekt i një shantazhi për ta kthyer në tradhtar.

Top Channel