Pa pantallona në transport publik! Londinezët rikthejnë trendin pas pandemisë

09/01/2023 16:46

Londinezët  rikthyen sërish trendin e tyre të heqjes së pantallonave në transportin publik dy vite pas fillimit të pandemisë.

Ngjarja  u zhvillua të dielën, ku dhjetëra londinezë dolën në publik për të shënuar 10 vjetorin e saj.

Shumë zbritën në Chinatoën për të filluar udhëtimin që u organizua nga The Stiff Upper Lip Society të dielën pasdite, e cila gjithashtu shënoi edhe udhëtimin inaugurues pa pantallona në linjën Elizabeth.

Shumë u panë të veshur xhaketa dhe kravata me këpucë  dhe pa pantallona ndërsa udhëtonin në metro.

Udhëtimi pa pantallona në metro  filloi në vitin 2009 dhe u frymëzua nga një nismë e njëjtë në Nju Jork në 2002.

7 burra pa pantallona asokohe  hipën në metro, duke u shtirur se nuk e kishin vënë re njëri-tjetrin.

Top Channel