Kreu i ri i SPAK, Altin Dumani ka ndarë detyrat këtë të hënë, pas mbledhjes në Prokurorinë e Posaçme.

Në krye të Sektorit Kundër Krimit të Organizuar është përzgjedhur Adnan Xholi, detyrë e mbajtur më parë nga vetë Dumani.

Kurse ish-kreut të SPAK, Arben Krajës i është besuar Sektori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes, detyrë e mbajtur më parë nga Ened Nakuçi.

Kujtojmë se Altin Dumani, prokuror i disa çështjeve të nxehta të krimit të organizuar në vend do të drejtojë SPAK-un deri në vitin 2025, pas zgjedhjeve të mbajtura më 16 dhjetor të vitit të kaluar.

Top Channel