Personi i parë që ka konstatuar grabitjen e banesës së Alda Klosit, ish-drejtoreshës së koncesioneve ka qenë vajza e saj 17-vjeçare.

Në dosjen hetimore të siguruar nga Top Channel, tregohet se vajza ka mbërritur në shtëpi rreth orës 14:00, ku ka konstatuar se dera ishte e hapur. Menjëherë ajo ka telefonuar të ëmën e cila ndodhej në në zyrë tek Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Pas kësaj ish-zyrtarja është nisur drejt banesës ku ka konstatuar se i mungonin bizhuteritë në dhomën e gjumit si dhe kasaforta. Sipas dosjes, dyshimin e parë ajo e kishte pasur lidhur me sanitaren Rozeta Dobi.

Me datë 15.12.2022, rreth orës 14:10 min, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve”, tek pallati “Orion” është vjedhur banesa e shtetases Alda Klosi. Menjëherë pas njoftimit të marrë është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. I është marrë deklarimi të dëmtuarës shtetases Alda Klosi, e cila deklaron se, prej rreth dy muajve kishte marrë një banesë me qira tek pallati ‘Orion” në Rruga e “Kosovarëve”, ku jetonte së bashku me vajzën e saj te quajtura S.K., e datëlindjes 20.09.2006. Me datë 15.12.2022, rreth orës 10.08 ajo ka dalë nga banesa, ka mbyllur derën me çelës dhe ka marrë makinën poshtë pallatit dhe ka shkuar në një takim me dy mikeshat e saj tek Oshee. Mbasi ka mbaruar takimin ka shkuar në zyrë tek Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare që ndodhet në afërsi të Gardës së Republikës. Rreth orës 14.00 atë e ka telefonuar vajza e saj dhe i ka komunikuar se dera e banesës ishte e hapur, ajo i ka komunikuar se e kam mbyllur dhe më pas ka shkuar tek banesa ku ka konstatuar se tek dhoma e gjumit të gjitha rrobat e dollapit kanë qenë të hedhura mbi krevat dhe në dysheme. Pas kontrollit të bërë ajo sqaron se i mungonin të gjitha bizhuteritë të shumë viteve të cilat i ka pasur tek sirtari i parë i komodinës së vogël, në krah të dollapit. Në lidhje me vjedhjen e banesës së saj e dëmtuara ka patur dyshimet kryesore tek pastruesja e cila quhet Rozeta Dobi.

Është pyetur vajzs, e datëlindjes 20.09.2006, e cila është vajza e shtetases Alda Klosi e cila sqaron se me datë 15.12.2022, rreth ores 7.30 ka dalë nga banesa dhe kam shkuar ne shkollen “Sami Frasheri” ishte nxënëse në vitin e parë. Ka qëndruar në shkollë deri në orën 11.30. Më pas është ulur tek Hotel “City” qe ndodhej tek Rruga “E barrikadave” ku ka pire kafe me shoqërinë e klasës. Rreth orës 13.50 ka shkuar tek zyra e nënës së saj Alda Klosi tek zona e Gardës ku ka qëndruar vetëm për disa minuta dhe më pas në këmbë ka shkuar tek shtëpia në Rrugën “E kosovareve”. Ne momentin qe ka qene tek banesa ka konstatuar se dera ishte pak e hapur, është futur ne shtëpi dhe ka konstatuar se pjesa e kuzhinës ishte ne rregull dhe me pas është futur në dhomën e gjumit ku ka konstatuar se rafti ishte i hapur dhe te gjitha rrobat ishin te hedhura ne toke. Pas kësaj menjëherë ka telefonuar mamanë e saj dhe i ka treguar për ketë situatën”- sqarohet në dosjen hetimore.

Top Channel