Real Madrid me mungesa në Superkupë, dy emra të rëndësishëm nuk nisen për në Riyadh

09/01/2023 17:19

Superkupa e Spanjës do të nisë të mërkurën me ndeshjen e parë gjysmëfinale mes Real Madridit dhe Valencias.

“Los Blancos” përfaqësohen në këtë takim me mungesat e disa emrave të rëndësishëm.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë klubi madrilen, ku njofton se as mbrojtësi David Alaba dhe as mesfushori Aurelien Tchouameni nuk janë nisur për në Riyadh.

Të dy lojtarët kanë marrë dëmtime që nuk i lejojnë të luajnë kaq shpejt, ndaj kanë qëndruar në Spanjë për të marrë veten.

Top Channel