Më shumë se 14 vite pjesë e Francës, një Kampion Bote jep “dorëheqjen” nga kombëtarja

09/01/2023 21:03

Më shumë se 14 vite në shërbim të kombëtares së Francës, por tashmë erdhi momenti për të thënë “Stop”. Fjala është për portierin Hugo Lloris, i cili në moshën 36-vjeçare njofton largimin nga “Gjelat” duke e mbyllur eksperiencën me një trofe të lavdishëm si Kupa e Botës në vitin 2018 ndërsa prej vitit 2010 është kapiten i ekipit duke numëruar 145 prezenca, rekord më vetë ky për “Les Bleus”.

“Vjen një moment kur secili duhet ta kuptojë momentin për të hapur krahun. E kam thënë gjithnjë se kombëtarja nuk i përket askujt dhe dua ta bëjë të qartë këtë, dua të jap shembull. Mendoj se skuadra është gati të vijojë rrugëtimin e saj dhe aty është një portier që është gati të marrë trashëgiminë, Mike Maignan.

Preferoj të largohem kur ende jam në gjendje të mirë, se sa në momentin kur të vijë rënia. Kjo zgjedhje lidhet sigurisht edhe me familjen pasi dua të kaloj më shumë kohë me gruan dhe fëmijët”, u shpreh Lloris.

Top Channel